Gëzim Hitaj është një prej qytetarëve që ka mbetur i lënduar në përplasjen me policinë, pranë sheshit të Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për Fax News ai ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryeministrit Rama, për të cilin thotë se ka shkatërruar çdo gjë që është kombëtare.
Më tej qytetari thotë se ai do të flijohet për Teatrin Kombëtar, pasi kjo është tashmë një çështje e të gjithë qytetarëve.
“Me ta marrë vesh haberin nga televizioni Fax News u indinjova u ngrita nga krevati dhe një të vesh pantallonat dhe nuk durova dot poshtërsinë, erdha te teatri dhe kam një nostalgji për këtë teatër.
Kam pasur shokë shumë të mirë Fadil Kujovski. Këtu është Shqipëria, unë po vij në shtëpinë time, dhe mu kujtua Fadili, pashë Edmond Budinën dhe thashë ska shans se ky vend ka pasur burra. Ky e ka kaluar Enver Hoxhën.
Unë i rrah tek e te, ishte një copë langaraqi ai që më goditi, e kam parë atë që më goditi, shkoi te shtëpia e Sandër Lleshajt të hajë ndonjë copë bukë. Këta nuk njohin Kadri Roshinm, as Roland Trebickën, Ndrek Lucajn.
Kam 3 mbesa dhe 1 nip këtu do ti bëj fli këtu, unë këtu dua të vdes, jam ai që i kam thënë ik gjithmonë atij idiotit, që vjen të talli bythën me neve. Ai nuk njeh nënën e vetë që po i vdes, nuk njeh të atin e vetë Kristaqin, ai nuk sheh dot asgjë që është kombëtare. Çfarë gopën e sëmës do ky plehrë, se po prish edhe gojën!”, u shpreh qytetari Hitaj i irrituar.