22:13 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

17:50 | 15/03/2025
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Të drejtë vote në këtë proces zgjedhor kanë pasur mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 46.54 për qind.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, ka thënë se me Ligjin e ri për Zgjedhjet, subjektet politike mund të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me këtë rezultat përfundimtar deri në 48 orë nga shpallja e tij.

PZAP-ja, më pas, duhet të marrë vendim brenda 96 orëve nga parashtrimi i ankesës.

Radoniqi ka garantuar se në asnjë moment nuk është cenuar integriteti i votës, ani pse ka pasur vonesa në numërim të votave.

Ai i ka arsyetuar vonesat duke thënë se votat janë numëruar për herë të parë siç e parasheh ligji i ri, që do të thotë se fillimisht janë numëruar votat për subjektet politike, më pas janë numëruar votat për kandidatët për deputetë në 38 qendra të numërimit, bashkë me verifikim të votave për subjekte politike.

Si tjetër arsye për vonesë, ai e ka përmendur edhe platformën elektronike, e cila sipas tij nuk ka funksionuar si duhet, andaj zyrtarët janë detyruar të verifikojnë edhe manualisht çdo shifër, para futjes së rezultateve në sistem.

“Rezultat kanë ndjekur hapat e paraparë sipas Ligjit për zgjedhje dhe janë numëruar në transparencë të plotë”, ka thënë ai, duke u zotuar se KQZ-ja do të organizojë panele të brendshme për të kuptuar ku ka ngecur puna dhe për t’i shmangur problemet eventuale në proceset e ardhshme zgjedhore.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, zotohet se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si.Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, ani pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet.

Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.

Brenda 30 ditëve të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në bazë të rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota. Por, nëse kjo parti nuk e propozon dikë për kryetar, procesi do të ngrijë në vend.

Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Ndonëse as këtu nuk ekziston një afat i saktë, vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.

Pas

Beogradi “paralizohet” nga mbi 100 mijë protestues. Bllokime rrugësh e përplasje me policinë në kryeqytetin serb

Para

Mbyllja e TikTok, opozita proteston ne shesh, Berisha iu bashkohet protestuesve

Para
Mbyllja e TikTok, opozita proteston ne shesh, Berisha iu bashkohet protestuesve

Mbyllja e TikTok, opozita proteston ne shesh, Berisha iu bashkohet protestuesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.