Në një intervistë për median austriake Der Standart, kryeopozitari Basha ka folur për aktualitetin politik por është kryqëzuar pasi sipas disa reagimeve, ai ka “fyer” katolikët e veriut.
Nëse shikohet konteksti i intervistës dhe përgjigjeve të dhëna prej tij, Basha është shprehur se Rama ka përdorur disa persona të fuqishëm por me precedent kriminalë për të rrëzuar bastionin historik që është zona ku banojnë katolikët e veriut por nuk ka bërë një sulm ndaj banorëve apo zonës.
Pjesë e shkëputur nga intervista:
Der Standard: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?
Basha: Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.
Der Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?
Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u këthye në plantazh kanabisi.
“Shqipëria është kthyer në plantacion kanabisi, ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje, ku rezultati është caktuar paraprakisht përmes krimit dhe drogës”,-ka thënë ndër të tjera Basha. (M.D/Shuplaka)