Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka qenë në Pogradec, ku ka ndodhur dhe një incident.
Nga pamjet shihet se, gjatë përshëndetjes që Rama bën me qytetarët, truprojat e tij vrapojnë drejt banorëve, konkretisht drejt një individi i cili dyshohet se ka ofenduar ose ka hedhur diçka drejt kryeministrit.
Deri në këto momente nuk ka asnjë deklaratë zyrtare lidhur me incidentin.