12:42 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pse nuk ju ka frikë qeveria juve?”, kreu i Konfederatës së Sindikatave: Nuk ka frikë askënd, as popullin, por…

22:55 | 01/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pse nuk ju ka frikë qeveria juve?”, kreu i Konfederatës së Sindikatave: Nuk ka frikë askënd, as popullin, por…

Si funksionon sindikalizmi? Në Shqipëri, gjatë këtyre 30 viteve është bërë një farë pune, sipas kreut të Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj. Bojkoti i protestave për 1 Majin është një lloj proteste, sipas tij. Megjithatë për Xhaxhiun, ai thotë se sheshet nuk kanë qenë bosh, pasi kanë qenë të zëna nga politikanët dhe ka ndërmend këtu, “kushtet e mira” të krijuara prej tyre, që i bëjnë shqiptarët të mos dalin në protestë. Sidoqoftë, për Nikollajn është një pezmatim kjo situatë, ku as mediet në pjesën më të madhe thotë ai, nuk i japin përherë zë këtyre problemeve, por vetëm në 1 Maj.

Sa për sindikatat, shton që është bërë një punë e mirë, duke e krahasuar me 30 vite më parë, duke e kthyer Konfederatën në një institucion, që shtrihet në të gjithë vendin dhe me mundësitë që ka adreson ose ngre probleme të punëtorëve. I pyetur nga Xhaxhiu pse qeveria nuk ka frikë nga sindikatat, Nikollaj përgjigjet që qeveria nuk ka frikë askënd, madje as popullin, i cili e zgjedh atë.

Xhaxhiu: Sa larg është post-adoleshenca e sindikatave shqiptare, në përmbushjen e misionit për të drejtat e punëtorëve? Sheshet duhet të ishin të mbushura, pse ka ndodhur ky bojkot?

Kol Nikollaj: Edhe Bojkoti është një lloj proteste, sheshet nuk ishin bosh, po të zëna nga politikanët që ‘qurraviten’ për një kryetar bashkie, ata politikanë që na kanë krijuar aq të mira sa nuk protestojmë sot.

Xhaxhiu: Si ndihet një president i Konfederatave të Sindikatave në një ditë të tillë?

Kol Nikollaj: Jo komod, i pezmatueshëm, përpiqemi çdo ditë ta përçojmë shpresën nëpërmjet strukturave tona që janë përditë me punëtorët. Ka shumë media që kujtohen vetëm në datën e 1 Majit.

Xhaxhiu: Si funksionon sindikalizmi?

Kol Nikollaj: Në këto 30 vite, është bërë një farë pune, pasi nuk ka qenë e lehtë, duke qenë se sindikata ka qenë politike. Është kthyer në një sindikatë moderne, që i mbron në mënyrë institucionale punëtorët. Sindikatat në Shqipëri i kanë larë duart me politikën, pavarësisht se fuqinë e kanë të dobët. Nga kultura e emancipimit që kemi, në 30 vite kemi të njëjtat kërkesa. Ne kemi qenë ndoshta më të dobët. Problemi tjetër është mungesa e demokratizimit të brendshëm të sindikatave, kemi bërë rregullore në sindikatën tonë. Sindikata është institucion. Unë kam 12 vite në krye të Konfederatës.

Xhaxhiu: Ju fitoni ngaqë jeni më i miri apo më të mirë se ju nuk ka?

Kol Nikollaj: Është një lloj investimi që ka bërë Konfederata, kemi disa vite që punojmë. Jo çdo kush mund të vijë menjëherë dhe ta ushtrojë funksionin.

Xhaxhiu: Cilat kanë qenë disa nga betejat e fituara të Konfederatës?

Kol Nikollaj: Më herët kemi bërë protesta në miniera, energjitikë, fasoneri, shërbime publike. Problemi më i madh që kemi arritur është që e kemi kthyer në një institucion Konfederatën, shtrihet në të gjithë territorin, ka strukturat në të gjithë vendin, është prezente dhe jep kontributin e saj.

Xhaxhiu: Si e bën këtë, me çfarë mekanizmi?

Kol Nikollaj: Përmes propozimeve të ndryshimeve ligjore, konsultave, debateve. Kemi një qendër trajnimi, ku bashkëpunojmë me dy universitete.

Xhaxhiu: Pse nuk ju ka frikë qeveria juve?

Kol Nikollaj: Nuk ka frikë askënd, jo vetëm ne, as popullin, ne pjesë e tij jemi. Nuk do shumë mend. Por as sindikatat nuk kanë frikë qeverinë.

Pas

Çfarë ndodhi në Pogradec? Rojet e Ramës të alarmuar vrapojnë drejt publikut për të…

Para

Porti i ri tregtar në Durrës ende pa projekt teknik, NATO kundër masterplanit: Nuk i përmbahet kapaciteteve për ankorimin e anijeve

Para
Porti i ri tregtar në Durrës ende pa projekt teknik, NATO kundër masterplanit: Nuk i përmbahet kapaciteteve për ankorimin e anijeve

Porti i ri tregtar në Durrës ende pa projekt teknik, NATO kundër masterplanit: Nuk i përmbahet kapaciteteve për ankorimin e anijeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

Operacioni “Koordinata”/ Kultivoi 93 bimë narkotike në Golaj, procedohet kryetari i fshatit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendos kurorë në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë

Velipojë /Kapet në flagrancë 20-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi

Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

Berisha në Kavajë: Sakrifica sublime e të riut Josif Budo u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.