Ashtu siç pritej, është rrëzuar qeveria në Bullgari. Pas mocionit të mosbesimit të paraqitur nga ana e deptuetëve, shumica ka votuar për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kiril Petkov.
123 deputetë votuan pro rrëzimit të qeverisë ndërsa 116 të tjerë kundër mocionit të mosbesimit.
Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi fill pas lëvizjeve të bëra nga opozita bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Rrëzimi i qeverisë në Bullgari, nuk është një lajm i mirë sa i përket procesit negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke ditur që tashmë janëulur mundësitë për heqjen e vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, gjasat janë që të nesërmen të ketë sërish të njëjtën përgjigjie negative për mos-hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.