Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, dhe ka sulmuar presidentin e vendit Ilir Meta, që sipas tij e ka humbur busullën e orientimin, dhe po tenton me çdo kusht që të pengojë Reformën në drejtësi.
Rama foli dhe për nismën e tij kundër KÇK-së, ndërsa tha që Kuvendi duhet të gjejë të gjitha mekanizmat për të bllokuar sipas tij marrëzitë e Ilir Metës.
Në asnjë moment Rama nuk përmendi shkarkimin e Metës, por nisma për të neutralizuar vendime të tij.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Në 25 Nëntor unë do ti prezantoj publikut shqiptar luftën kundër grupit KÇK, dhe do të ndajë dhe ata që janë në këtë sallë pro dhe brenda kësaj lufte. Krimi i organizuar është kthyer nga një luftë e përbashkët në një aleat të përbashkët, që e kanë përdorur për ta hedhur si mish të ngordhur në oborrin tonë.
Është koha që ky zinxhir krizash të sajuara artificialisht nga Ilir Meta, dhe nga ata që i përkasin frontit që janë kundër Reformës në Drejtësi të marrë drejtimin e duhur, është koha që përgjigja jonë të jetë pa ekuivok.
Asnjë kushtetutë nuk mund ta parashikojë që të ketë një president si Ilir Meta, prandaj ky Kuvend duhet që të marrë masat për të krijuar mekanizmin zhbllokues ndaj atij që e ka kthyer presidencin në fërngji për të shantazhuar ndërkombëtarët.
Besoj se Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta shohë këtë rast të ri të bllokimit, duhet të votojmë këtu në Kuvend neutralizimin e akteve të presidentit, që janë antikushtetuese dhe antiligjore.
Sulmi i Ramës ndaj Metës:
Edhe njëherë tjetër parlamenti është i detyruar që të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, tani të zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë tjetër përplasja nuk ështyë mes nessh dhe mes Ilir Metës por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Jemi përballë një njeriu që e ka humbur busullën, dhe e ka kthyer presidencën në një fërgji që sulmon nga të gjitha anët.
Është e lehtë që të kuptohet se pse Ilir Meta sulmon dhe dy patnerët strategjikë që janë SHBA-të dhe BE-të, dhe na vë ne një një pozitë aspak komode dhe të turpshme, për ta thënë me të gjitha fjalët derinë fund.
Insinuon se këto përfaqesi të nderuara, që janë promotoret dhe mbështetëset e Reformës në Drejtësi, akuzohen si të korrupruara, nuk ka më turp se kaq, nuk ka nevojë që të zgjatemi më për arsyet që na sjellin këtu. Këtë herë nuk do të merrem me Ilir Metën por do të merrem me drejtësinë.
Rama: Tani do merrem me drejtësinë, jo me Ilir Metën:
Nuk merrem më me Ilir Metën por me drejtësinë, drejtësinë e cila ende kërkon shumë vullnet, shumë durim dhe përpjekje nga ana jonë. Për të gjithë ata që e ndjekin këtyë përplasje të vjetër mes Ilir Metës dhe drejtësisë, ajo që bënmë duke zgjedhur dy anëtaret e reja te GJK dhe vullneti për të zgjedhur anëtaren tjetër për të zgjedhur anëtaren e tretë pas vonesave në afate të Presidentit të Republikës, ne jemi 100% në përshtatje me rekomandimet e partnerëve.
Për të gjithë ata që duan të dinë atë që po ndodh, kam një pyetje. A është e mundur që SHBA dhe BE të jenë vënë në dispozicion të një projektit tjetër përveç largimit të drejtësisë nga duart e politikës? Për çdo arsye përgjigja eështë e thjeshtë, kjo është e pamundur. Unë ndjehem në vështuirësi jo në raport me eposodin që është pjesdë e raporteve me këtë refformë, por me njerëzit dhe pritshmëritë e tyre me për drejtësinë që është në ardhje por jo e prekshme sepse nuk është aty për ta. Sot ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndomtë padrejtësi si rezultat i një numri të konsiderueshëm të një organizate kriminale, KÇK. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, beteja jonë sot është me KÇK.
Miratimi i kësaj rezolute është shumë herë më i thjeshtë dhe shumë e qartë, ne bëjmë detyrën tonë ndaj këtij institucioni dhe shqiptarëve. Në raport me detyrën për të vepruiar një orë e më parë kundfër KÇK për nxjerr në pah përmasën e llumit në një shtyp që e e pengon rrjedhën e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Ky është një tjetër motiv për ne, që të shpejtojmë, dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK të mos e lëmë vetëm në radhët e pritjes së vettingut, por ta nisimi e përshpejtojmë në luftën kundër krimit të organizuar.
Ata që kanë marrë dënime për krime të rëndë më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krime të organizuara të kësaj natyre, dhe që nuk janë dënuar nga këta prokuror pazaresh që vendosnin pë rata që kanë pasur ofertën më të mirë, dhe ata që janë akuzuar për krim jashtë vendit, do të kthehen njërehrë e më parë në shënjestrën tonë, dhe nuk munden që ata ti gëzojnë pasurtitë e tyre, që do të jetë thelbi i pakthim që do të nis një orë e më parë.
(E.K/Faxweb.al)