Saimir Tahiri pas një vizite dyditore në Gjermani është kthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit.
Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve, shkruan ‘’Tch”.
Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.
“Zoti Tahiri mirmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”
“Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri.
“Keni një koment mbi dosjen Sota….?”(Tahiri largohet)
Duhet thënë se që prej arrestimit të biznesmenit Sota në Elbasan, Saimir Tahiri nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me mediat.
(E.K/Faxweb)