Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do të mbajë një konferencë për shtyp paraditen e sotme. Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se konferenca do të mbahet në orën 11:15 të paradites së sotme. Në të, ai pritet që të japë detaje rreth çështjeve të biseduara në takimin me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Ishte një takim surprizë ky i paradites së sotme zhvilluar në selinë e LSI-së mes Idrizit, Metës dhe kreut aktual të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Idrizi qëndroi rreth 30 minuta në selinë e LSI-së dhe u largua i pari. Nuk dihet ende se cila ka qenë tema e diskutimit të forcave politike mjaft të sulmuara nga Rama gjatë takimeve elektorale.
(XH.A/SHUPLAKA)