Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim me intelektualë në lidhje me sfidat me të cilat po ndeshet familja shqiptare. Në fjalën e tij Berisha u ndal dhe te projekti i qeverisë për legalizimin e kanabisit.
Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama si një ish-përdorues droge kërkon që ta përcjellë këtë në mbarë vendin.
Berisha: Familja shqiptare është subjekt i kërcënimeve të mëdha, i rreziqeve të mëdha, i agresorëve të shumtë, pastor Akil Pano dhe Erion Kristo kanë ngritur zërin në studiot televizive. E them me keqardhje të madhe se PD devijoi nga vlerat e saj themelore të programit të saj. Jo që nuk u bë avokate e këtyre vlerave, por me heshtjen e saj kontribuoi qëndrimeve herë-herë anti-familje dhe armiqësore ndaj familjes.
Ju garantoj se kjo periudhë merr fund. Këtu ju keni rreshtuar të gjithë problematikën në tërësinë e saj dhe biem dakord se për fat të keq s’ka asgjë që ndikon më shumë në familje se qeverisja. Po jap dy tre shembuj. Ky që është sot në qeveri dhe që rëndom thuhet se ka qenë përdorues droge, thotë se do pyes anketën për të
Çfarë u ofron ky fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, u ofron drogën si alternativë. Që është një shtrat i krimit dhe i shkatërrimit të shëndetit
Ky që mund të ketë qenë vetë përdorues kërkon ta përcjellë këtë në mbarë shoqërinë shqiptare.