14:45 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë u votua sot në Kuvend, pedagogu: Të gjithë ato që janë me koronavirus që t’i shpëtojnë burgut duhet të ikin nga Shqipëria

17:15 | 16/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto pikante nga seanca/ Lleshaj në vendin e ambasadorit, Majko i heshtur në podiumin ministerial dhe Gjuzi tepër i revoltuar

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar pothuajse në mënyrë unanime pro disa ndryshimeve në Kodin Penal, ndërkohë ndërsa janë pranuar edhe propozimet e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë që maxhoranca kishte propozuar deri në 15 vite burg pë rata që shkelin rregullat e situatës së emergjencës, Meta ka propozuar zbutjen e kësaj masa, ndërsa sot u votua me vetëm një votë kundër nga deputetët që ndëshkimi maksaimal për këtë çështje të jetë 8 vite.

Por pedagogu Artan Fuga i lexon ndryshimet në Kodin Penal në këtë mënyrë që sipas tesktit të ligjit që kaloi sot në Kuvend të gjithë ata që janë me coronavirus dhe janë diagnostikuar si të tillë që t’i shpëtojnë burgut duhet të ikin nga Shqipëria sepse edhe poqese karantinohen në shtëpi, dënohen sipas ligjit me burg sepse ja ngjisin të afërmëve!

“Sipas tekstit të ligjit që kaloi sot në Kuvend, të gjithë ata që janë me coronavirus dhe janë diagnostikuar si të tillë që t’i shpëtojnë burgut duhet të ikin nga Shqipëria sepse edhe poqese karantinohen në shtëpi, dënohen sipas ligjit me burg sepse ja ngjisin të afërmëve!

Ose karantina do të bëhet me baraka në Spaç ku të futen ata që janë të infektuar!

Fërkoj sytë mos jam në ëndërr!”- shkruan Fuga.

Por çfarë përmbajnë ndryshimet që u votuan sot në Kodin Penal?

Në nënin 242/1 vihen re masat që kanë të bëjnë ndaj personave që shkelin ligjin dhe përkrah tyre dënimi që jepet nga gjubë në vite burg e ku përfshihen vetë autoritetet shtetërore,m por edhe për qytetarët.

“Neni 242/1

Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar  ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet”, shkrueht në ligjin e ri të miratuar sot.

Ndërkohë Neni 89/b parashikon ndëshkimet për veprime, sjellje apo vendime që rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve infektive që janë ajo me dashjue, pakujdesia apo që vepra në fjalë shkakton pasoja të rënda për njerëzit dhe shoqërinë.

“Neni 89/b

Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet”, parashikon ligji I ri.

Etiketa: artan fuga
Pas

Koronavirusi në rajon, vdesin 4 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Serbi

Para

LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i të rrezikshmit Ilir Selmani, reagon policia: Çfarë iu gjet në momentin e kapjes

Para
LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i të rrezikshmit Ilir Selmani, reagon policia: Çfarë iu gjet në momentin e kapjes

LAJM I FUNDIT/ Arrestimi i të rrezikshmit Ilir Selmani, reagon policia: Çfarë iu gjet në momentin e kapjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.