Skuadra franceze, PSG, ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Bajernit, një rezultat që para zhvillimit të takimit nuk ishte menduar.
PSG ka zhvilluar një lojë të bukur ku ka dhuruar spektakël ndaj gjermanëve duke argëtuar tifozët në shkallët e stadiumit.
Golat për PSG-në i shënuan Dani Alves, Edinson Cavani dhe Neymar.
PSG tani mban vendin e parë në Grupin B me 5 pikë, ndërsa Bayern dhe Celtic ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë.
Para takimit lojtari i Bajernit Arjen Roben kishte ironizuar PSG-në duke thënë se nuk mjaftojnë paratë nuk shënojnë gola duke thumbuar ekipin francez për blerjet e shtrejta të Nejmar dhe Mbape.
Kjo ishte përgjigjia më e mirë mbase për holandezin nga francezët. (B.H/Shuplaka)