Berat Buzhala e ka deklaruar hapur se shqiptarët duhet të jepnin një votë kundër Edi Ramës, por pas dy ditësh numërimi rezulton se tashmë do të jetë Rama sërish në krye të qeverisë.
Një nga analistët, mik i Buzhalës, Baton Haxhiu ka qenë në një pozicion krejt të kundërt: në mbështetje të Ramës.
Buzhala rrëfen vetë një epison mes tij dhe Haxhiut, duke thënë se ka qenë Haxhiu që nuk harroi t’i dërgonte edhe një ”Selfie”, ”me të gjatin”, siç i referohen shpesh analistët Ramës.
RRËFIMI I PLOTË:
Qe nje jave me Batonin kemi pi kafe çdo mengjes. Kemi qene ne te njejtin hotel. Kur u çojshim, si dy vllazen te Kosoves u ulshim nja dy ore llaf e muhabet. Pothuajse nuk pajtohemi per kurrgjo. M’short nese m’kish thane qe dielli linde ne lindja, une i kisha thane “jo bash ne lindje”. Po dihet tashme, per zgjedhjet ne Shqiperi u patem barrikadu me krejt artilerite, une me opoziten, e ai, si zakonisht, me pushtetin :p. Nejse ne Kosove me pushtetin kam pshtille kapak, ama tash e tutje jam me opoziten – hiç se di kush ka me kane.
E nejse, sot kur i çela syte e bukur edhe e pashe rezultatin, dola ne dritare e e pashe Baton ne kafe. Nuk mujta me u perballe me te. Shkova ne garazhe me lift, edhe dola kah garazha.
Pas 10 minutave me çoi selfie me te gjatin. Ishte moment i mire per vetevrasje. Tane jeten m’ka mujte Batoni. Une kurre nuk luje me koeficient te ulte. Haxhiu lune me 1.05. Barcelonen me Las Palmas e shtin 1’sh.