Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë. Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Të moshuarve u është gjetur 260 euro në shtëpi , ç’ka do të thotë se nuk ka ndodhur një grabitje.
Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.