01:45 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Cila është e vërteta e shembjes së kullës historike? Flet nipi i Prek Calit (INTERVISTA)

09:22 | 18/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila është e vërteta e shembjes së kullës historike? Flet nipi i Prek Calit (INTERVISTA)

Prishja e kullës së Prek Calit, antikomunistit të njohur në malësinë e Kelmendit, ka shkaktuar mjaft debate në opinionin publik.

Nipi i Prek Calit, Ndue Dok Ndreshaj, ka folur për herë të dytë lidhur me ngjarjen, këtë radhë në një intervistë për median lokale, Shkodra Neës.

Sot 90 vjeç Ndue Dreshaj ka të freskët kujtimet e prijësit të malsorëve Prekë Cali. Ndue Dreshaj është djali i Ages, kjo e fundit vajza e vetme e Prekë Calit.

Agia u martua dhe bëri fëmijë mes të cilëve vetëm Ndue Dreshaj ka mbetur ende gjallë për të treguar mbi të vërtetat.

Dreshja është shprehur se kulla e Prek Calit ishte prishur në fillim të muajit gusht, madje për këtë ishte njoftuar nga disa banorë të Vermoshit, pasi kishte shkuar tek kulla ai kishte konstatuar se kjo ishte e vërtetë. Madje lidhur me këtë i është ankuar edhe kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe.

INTERVISTA

Çfarë ju lidh me Prek Calin?

Vajza e Prek Calit është nëna ime, pra ai është gjyshi im. Unë jam trashëgimtari më i afërt i Prek Calit sepse jam nipi i tij. E mora vesh dhe jam shumë i mërzitur për atë që ka ndodhur. Ndihem keq sepse po të ishte një kohë tjetër, ndryshe do ishte folur. Kjo është fatkeqësi. Ndihem keq, por s’kam çfarë bëj.

Kishit dijeni për shembjen e kullës?

Jo, nuk kam qenë aspak në dijeni. S’ma ka marrë mendja se e prish kush atë shtëpi dhe s’më ka shkuar mendja se ka shqiptar që e shemb. Veç nëse janë çetnikët e Serbisë të një kohë më parë, por se e bëjnë shqiptarët, s’do e kisha besuar kurrë. Shtëpia është lënë në harresë dhe më pas është prishur vetvetiu dhe tani e ndihmuan dhe e prishën krejt. Nuk kam dijeni se kush e ka prishur. S’jam dakord aspak se mund ta ketë prishur bashkia. Veç nëse është bashki e marrë, e çmendur dhe antishqiptare, se ndryshe s’ka se si. Nuk besoj se e ka prishur bashkia, nuk ka si të ndodhë kjo.

Po për akuzat se ka marrë pjesë në vrasjen e 36 partizanëve në janar vitit 1945 në Kelmend, çfarë mund të thoni?

Prek Cali është një hero për Shqipërinë, që luftoi për kufijtë shqiptar për t’i mbrojtur. Kam qenë 16 vjeç kur e kanë vrarë gjyshin tim. E mbaj mend. Kishte dëshirë të përzinte shkijet (serbët) dhe të zgjeronte sa më shumë dhe të mbronte kufijtë e Shqipërisë. Prek Cali nuk ka vrarë asnjë partizan dhe askënd tjetër. E mbajtën të lidhur për disa ditë në Shkodër në burg dhe më pas e mbyti Beqir Balluku dhe Mehmet Shehu me shokët e tyre komunistë. T’i dorëzohej Prek Cali Enver Hoxhës, nuk e di nëse do ta mbyste apo jo.

Çfarë e lidhte me Enver Hoxhën gjyshin tuaj?

Prek Cali ka qenë në burg me Enver Hoxhën. Kur i doli gjyshit tim lirimi ai tha jo, nuk largohem pa u liruar edhe Enver Hoxha, kanë qenë në një burg jashtë Shqipërisë. U lëshua edhe Enver Hoxha pas kësaj kërkese të gjyshit tim. Kur janë vrarë partizanët, gjyshi im ka qenë në Vermosh, në shpellë i fshehur. Është fshehur se ndryshe do e vrisnin partizanët. Enver Hoxha e tradhtoi idealin e Prek Calit, ndërsa gjyshin tim e pushkatuan pa shkuar fare në gjyq. Enver Hoxha ka shkruar edhe libra për Prek Calin. Prek Cali u ka thënë malësorëve që të mos vritet askush dhe të mos bëhen luftëra mes shqiptarëve. Gjyshit i erdhën me flori pafund serbët për ta shitur tokën e bjeshkëve të Vermoshit, por këtë nuk e pranoi asnjëherë.

A e mbështesni idenë e ndërtimit të një kulle të re?

Po të kem unë mundësi, edhe 100 katëshe e bëj, por po të bëhet e re, gjithsesi e humb vlerën e kullës së vjetër. Shteti, po të kishte dashur, do e kishte rikonstruktuar, por nuk e di pse nuk e kanë bërë. Disa herë kam kërkuar që kulla e gjyshit tim të rindërtohej për të mos humbur vlerat, por s’e ka bërë kush këtë gjë. Shembja është një vrasje e dytë për Prek Calin. Asgjë nuk do të ndodhë më aty pa ardhur njëherë dhe pa folur me ne. Duhet që të diskutojnë me ne, të na marrin leje, të biem dakord dhe më pas të shohim se çfarë bëhet. Ndryshe, nuk do të lejojmë asnjë lloj ndërtimi.

Etiketa: nipiPrek CaliSHEMBJA
Pas

Konflikt i vazhdueshëm në pallatin e Llallës, i sëmuri mendor nuk lë rehat truprojat e kryeprokurorit

Para

Uragani Maria godet sot ishujt Karaibe, ngjall panik te banorët

Para
Uragani Maria godet sot ishujt Karaibe, ngjall panik te banorët

Uragani Maria godet sot ishujt Karaibe, ngjall panik te banorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.