23:36 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cila është ndihma e parë që duhet t’i jepni një njeriu që po pëson goditje në zemër?

13:27 | 15/02/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila është ndihma e parë që duhet t’i jepni një njeriu që po pëson goditje në zemër?

Është e rëndësishme të njohësh simptomat e një infarkti, në mënyrë që më vonë të reagosh menjëherë, nëse ndihesh keq. Simptomat përfshijnë:

– ndjesi dhimbjeje në kraharor që përhapet drejt qafës, nofullës së poshtme, shpatullës së majtë, krahut të majtë dhe dorës. Dhimbja zgjat të paktën 20 minuta.

– djersitje ekstreme

– ndjesi përzjerjeje dhe të vjellash

– vështirësi në frymëmarrje

– ndjesi rëndese në kraharor

Çfarë duhet të bësh nëse ke simptoma të tilla? Gjëja e parë që duhet të bësh, nëse vë re tek vetja simptomat e mësipërme, është të telefonosh ambulancën.

Nëse ke një aspirinë, atëherë duhet ta pish menjëherë, pasi aspirina është bar antiagregant dhe nuk lejon që të shtohet agregimi trombocitar në një pllakë aterosklerotike, që është dhe shkaku më i shpeshtë i ishemisë dhe infarktit.

Nëse konsumon një kokërr aspirinë brenda 30 minutash, atëherë ajo do të jetë e efektshme. Nëse konsumohet brenda kësaj kohe, ajo do të vonojë formimin e koagulit të gjakut dhe do të vonojë kështu shfaqjen e infarktit deri në marrjen e masave ambulatore. Shtypeni aspirinën në mënyrë që kur ta pini, ajo të kalojë më lehtësisht nga stomaku, ose zorra e hollë, drejt e në gjak.

Ruani qetësinë: Sado i frikshëm mund të duket një infarkt, të vraposh, apo të ndjesh panik, mund ta përkeqësojë këtë situatë klinike. Qetësohuni për ta mbajtur sa më konstante dhe të qetë frekuencën e zemrës. Për ta bërë këtë gjë, mjafton të mendoni për diçka të bukur të ditëve të fundit, si dhe për faktin që ambulanca po vjen drejt jush me ndihmën e duhur që asgjë e rëndë të mos ju ndodhë.

Bëj frymëshkëmbim të thellë dhe të rregullt: Edhë nëse instinkti të thotë të bësh frymëshkëmbim të shpejtë, kur vëren një atak të zemrës , mënyra më e mirë për të mbajtur një furnizim normal të gjakut me oksigjen, është duke bërë frymëshkëmbim të qetë, të rregullt dhe të thellë. Mund të dilni në një dritare të hapur, në një derë të hapur, ose të afroheni pranë ajrit të kondicionerit.

Mundohuni të merrni frymë sa më thellë, në mënyrë që të siguroni një oksigjenim sa më të mirë të zemrës. Mos përdorni nitroglicerinën, e cila thuhet se mund të përdoret për anginën (dhimbjen e gjoksit). Në rastet e infarkteve, ajo nuk ka vlerë. Ajo mund të japë komplikacione akoma dhe më të mëdha, nëse nuk rekomandohet fillimisht nga një mjek kardiolog.

Gjithashtu, në momentet kur ndjeni simptomat e mësipërme, mundohuni të evitoni ushqimet dhe pijet. Mos mendoni që duke konsumuar ujë, ju ndihmoni që aspirina të përthihet më shpejt në gjak. Në fakt, kjo është paksa e vërtetë, por marrja e ujit rrit volumin e plazmës dhe gjakut dhe në kushtet kur zemra nuk ka oksigjenim të mjaftueshëm për të siguruar tkurrje normale, ajo nuk mund ta ktyejë funksionin pompë në mënyrën e duhur me një ngarkesë volumore më të lartë. Ndaj, përpiquni t’i eliminoni lëngjet dhe ushqimet gjatë kohës kur ndjeni simptomat e mësipërme.

Pas

Rikthehen maskat, grabitet pronari i restorantit në Kurbin gjatë mesnatës, shuma që iu mor

Para

Berisha në Presidencë, takim “kokë më kokë” me Metën

Para
Berisha në Presidencë, takim “kokë më kokë” me Metën

Berisha në Presidencë, takim "kokë më kokë" me Metën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.