Ish-kryeministri Berisha në një intervistë për emisionin “Fakt” ka folur për kohën e themelimit të PD-së por edhe për bashkëpunëtorët e tij.
I pyetur se cili nga bashkëpunëtorët e tij i mungon më shumë pas 25 vitesh Berisha ka thënë se i mungon më së shumti Azem Hajdari.
Ish-kryeministri tha gjithashtu se lideri i lëvizjes studentore kishte dy karalteristika që e bënin atë udhëheqës të lindur: Guximin dhe dhe instiktin e liderit.
“Më shumë nga të gjithë më mungon Azem Hajdari i cili nëse i rikthehesh që në takimin e parë me të dhe e vështron, njeriu që të bindte se është një lider i lindur ishte Azem Hajdari.
Ai kishte dy karakteristika: Guximin dhe instiktin e liderit të zhvilluar në shkallën më të paimagjinuar.. Ai përveç lëvizjes ka luajtu një rot ë jashtëzakonshëm në të fjithë procesin për përmbysjen e diktaturës.
Azemi ëhtë numri 1 i rrëzimit të bustit. I kam thënë nuk jemi opozitë, si kalojmë përbri bustit të diktatorit. Ai ndërmori atë proces i cili coi në rrëzimin e bustit. Ai nuk doli si iniciator se ishte moment që vendi mund të shkonte në luftë civile se PD mund të përplasej me armë me partinë e punës. (B.H/Faxweb)