Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka një raport tejet të veçantë me djalin e saj. Ajo shpesh publikon video dhe foto me Fernandon. Këtë herë Xhilaga ka publikiuar një foto tjetër për ndjekësit e saj në rrjetet sociale e cila është pëlqyer së shumti.
E shfaqur bashkë me djalin e saj në një tavolinë ngrënieje në ambientet e shtëpisë së saj ajo shkruan në mbishkrimin e fotos “Gëzuar, fotoja ime e preferuar”. Të dy bashkë me djalin Fernando ata kanë ngritur një dolli, por më interesantja është se Çiljeta mban në dorë një gotë verë ndërsa bukuroshi i vogël bibironin e tij.
Nuk duhet të anashkalojmë edhe veshjen tepër elegante të Çiljetës, me gotën e saj të verës, si edhe qëndrimin e saj tepët provokues. E veshur nën një futani të zi ku nuk mungon ektravagantja në stilim Çiljeta, padyshim që duket shumë joshëse dhe në këtë fotografi.
Piktura e cila ndodhet e varur në mur në të cilën shfaqet Çiljeta kësaj të fundit kjo i është bërë dhuratë disa muaj më parë. (J.V/Shuplaka)