02:48 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ç’ka ndodhur me ekonominë e vendit? Pas 2008-tës ulen ndjeshëm shpenzimet për kafenetë dhe veshjet

09:30 | 08/09/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’ka ndodhur me ekonominë e vendit? Pas 2008-tës ulen ndjeshëm shpenzimet për kafenetë dhe veshjet

Që shqiptarëve u pëlqen të rrinë sa më shumë në kafene,  këtë e tregoi dhe numri i lartë i bareve për banorë, ku Shqipëria renditej e dyta në botë pas Spanjës. Edhe për veshje, ndonëse të varfër, shpenzojmë rreth 5% të totalit, një peshë e njëjtë kjo me mesataren e Bashkimit Europian. Nuk kemi lënë pas as shpenzimet për argëtim dhe kulturë, ku kryesojnë Gjirokastra dhe Saranda.

Por, të dhënat e INSTAT për konsumin final sipas grupeve kryesore tregojnë se paskemi qenë shumë më mirë gati 10 vjet më parë. Deri në vitin 2008, shpenzimet për hotel, kafene e restorante; veshje dhe këpucë dhe argëtim e kulturë janë rritur me ritme shumë të shpejta. Ekonomia në atë kohë rritej me shpejtësi, bizneset kishin likuiditete, ndërsa informaliteti më i lartë siguronte më shumë cash në duart e shumëkujt. Në 2008-n u arrit dhe rritja më e lartë ekonomike, në gati 8%.

Më pas duket se ka ardhur dhe kthesa, teksa vendi hyri në krizë ekonomike, e nxitur nga ajo globale dhe të ardhurat e disponueshme nuk ishin më aq të larta, duke bërë që shqiptarët të shpenzonin më pak për gjëra jo të domosdoshme. Siç duket nga grafiku i “konsumit në Hotele, kafene dhe restorant”, pas vitit 2008, shpenzimet për këtë kategori kanë ardhur në rënie dhe janë gjallëruar lehtë vetëm në vitin 2015.

E njëjta tendencë konstatohet dhe me shpenzimet për veshje e këpucë (Grafiku i konsumit), të cilat kanë vijuar të rriten, por me ritme shumë më të ngadalësuara se deri në para 2008-s.

Shpenzimet për argëtim e kulturë u rritën deri në 2007-n dhe më pak kanë qenë pothuajse në stanjacion, duke rënë në 2012-n dhe 2015-n.

Në të kundërt, shpenzimet për ushqime e pije alkoolike kanë vijuar rritjen e fortë, duke reflektuar faktin se konsumatorët kanë pasur më pak para në dispozicion, që i kanë shpenzuar për nevojat e domosdoshme. Në fakt, Anketa e fundit e Buxhetit të Familjeve të INSTAT, e vitit 2015, gjeti se pesha e shpenzimeve për ushqime u rrit sërish me 3-4 pikë përqindje në rreth 50%, duke qenë më e larta në Europë.

Edhe sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat),  shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë. Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) për këtë produkt është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).

Dhe teksa shpenzojmë më shumë (relativisht) për t’u ushqyer na del më pak për të harxhuar në kafe, restorante, për veshje e argëtim./Monitor

Etiketa: bareekonomia e venditlokale
Pas

Besa Kokëdhima rikthehet fuqishëm, publikon FOTO seksi mes dallgëve

Para

E çuditshme ajo që ndodh në zyrat e Hipotekës, për çfarë të shkarkojnë nga puna

Para
E çuditshme ajo që ndodh në zyrat e Hipotekës, për çfarë të shkarkojnë nga puna

E çuditshme ajo që ndodh në zyrat e Hipotekës, për çfarë të shkarkojnë nga puna

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.