Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar sot seanca dëgjimore me përfaqësues të prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi, ku është diskutuar lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Abazi është shprehur se për shkak të fondeve prokurorisë së përgjithshme është menduar që ti shkurtohen 60 punonjës, gjë që për të është e papranueshme.
Abazi: Është menduar që Prok. Përgjithshme ti shkurtohen 60 punonjës, ne nuk jemi dakord. Ne se Prokurori e përgjithshme kërkojmë një shtesë prej 650 milion lekë. Kërkesat tona duhet të merren në konsideratë nga ana juaj për vijimësinë e punës së këtij institucioni.
Ndërkohë që deputeti Bashkim Fino ka kërkuar llogari se ku kanë shkuar fondet e dhëna, ndërsa për Manjën kërkesa për shtim fondesh nga ana e Prokurorisë është e drejtë.
Fino: 60 punonjësit e larguar ikën për krijimin e një institucioni të ri, këta kur vijnë këtu duhet të raportojnë se çfarë kanë bërë dhe ç’duhet të bëjnë. 349.9 milion lekë shpenzime, si duhet të japim 650 milion lekë, shifrat e paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme janë mëse të mjaftueshme për këtë institucion.
Abazi: Ne jemi në negociata për te bërë nje kat shtese në prokurorinë e Gjirokastrës por jemi penguar nga Ministria e drejtësisë.
Manja: Ka një shtim të numrit të oficerëve të policisë gjyqësore, jam dakord që Ministria e Financave te akordoj fondin shtesë për Prokurorinë e Përgjithshme. Numri i prokurorëve te SPAK është brenda numrit që ka sistemi i prokurorisë.