22:37 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çmendet moti në Greqi, pas të nxehtit afrikan nisin stuhitë e shiut

14:01 | 17/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çmendet moti në Greqi, pas të nxehtit afrikan nisin stuhitë e shiut

Pas temperaturave të larta dhe të nxehtit përvëlues, një valë e keqe moti me emrin e koduar “Meduza” ka goditur pjesën më të madhe të Greqisë, me reshje të rrëmbyera shiu , fenomene të tejskajshme natyrore dhe temperatura të ulëta për stinën.
Në zonën e Mecovos, Zagorit dhe Konices pranë kufijve shqiptare, janë shkaktuar dëme në akset rrugore nacionale që janë bllokuar në shumë vende nga rrëshqitjet e shkëmbinjve, ndërsa sasia e breshërit që ka rënë në Mecovo ishte 30 cm.

Ptolemaidha dhe Larisa në Greqinë qendrore janë përmbytur nga shirat e rrëmbyer e të vazhdueshëm të shoqëruara me stuhi dhe dhjetëra familje kanë telefonuar repartet e zjarrfikësve për të kërkuar ndihmë, ndërsa ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të rrufeve të panumërta.

Në shumë zona të Axaias, pranë Patras janë shkaktuar edhe zjarre nga rrufetë, por për shkak të shiut të dendur ato janë shuar shpejt.

Meteorologët bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një vjeshtë të vogël në gjirin e verës që ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, sidomos në rajonin e Maqedonisë Perëndimore ku termometri ka zbritur poshtë 10 gradë celsius, ndërsa edhe në Selanik temperatura në mëngjes ka qenë 17 gradë celsius.

Kushtet ekstreme të motit, që ndikojnë në pothuajse të gjithë territorin e Greqisë, pritet të intensifikohen gjatë gjithë ditës së hënë, veçanërisht në zonat e Maqedonisë Qendrore, ne Halkidhiki dhe Pieria pranë Selanikut, ne Thesali, ne ishujt Sporadas, në Greqinë Qendrore, në pjesët veriore të Peloponezit, por edhe në rajonin e Athinës.

Fenomeni do të fillojë të dobësohet nga mëngjesi i së martës dhe të mërkurën, në gjithë vendin do të ketë përsëri verë.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: cmendet motigreqirreshjet e shiutstuhi
Pas

1.3 ton drogë në Kavajë, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Para

Vrasja te “Uji i Ftohtë” në Vlorë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar në Kapshticë

Para
Memaliaj, Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrance

Vrasja te "Uji i Ftohtë" në Vlorë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar në Kapshticë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.