Nga e hëna parlamentare, ende vijojnë të mbahen ndezur debatet që lindën në sallë. E një nga më të diskutuarat është padyshim edhe ajo e dhunës mes deputetëve, apo edhe çizmja e hedhur nga Kryemadhi në drejtim të Ramës.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ka komentuar këtë moment. Ajo u shpreh se goditja me çizme ndaj tij vjen pas gjithë atyre që ai u ka bërë shqiptarëve, si dhe për shkeljen e Kushtetutës.
Kryemadhi ironizoi me zërat se çizmen Garda nuk donte t’ia kthente sepse i kërkonte si provë në gjykatë, teksa tha që jo vetëm që ia kanë kthyer por edhe të pastruara.
“Çizmet mi kthyen madje edhe të pastruara se më ishin bërë pis në protestë”, u shpreh Kryemadhi. Vetë Rama që prej të hënës ndodhet jashtë vendit, dhe mesa duket ka zgjedhur që të mos komentojë më në lidhje me zhvillimet e asaj dite. Me komentet kujdesen në rresht të gjithë deputetët e tij që kanë mbetur në Tiranë.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post