Dje në media qarkulloi një lajm i rremë se gruaja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha kishte ndërruar jetë. Një pjesë e mediave shpërndanë këtë lajm të rremë. Sapo njëri nga portalet hodhi lajmin e paverifikuar të tjerat me pak ndryshim në titull e hodhën menjëherë këtë lajm të pavërtetë.
Këtë herë viktimë e kësaj lloj “gazetarie” ka rënë edhe e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha. Me një diferencë prej 2-3 minutash lajmin për “vdekjen e Nexhmije Hoxhës” e gjeje në shumicën e portaleve më të mëdha në vend.
Por përveç këtyre në rrjetet sociale u hodhën menjëherë edhe shumë memo me foton e Nexhmije Hoxhës dhe Enver Hoxhës, ku ironia , bautat dhe satira nuk mungojnë. Më poshtë janë disa foto që po qarkullojnë në rrjet që nga pasditja e djeshme. Nuk kanë munguar edhe statuset negative ndaj Nexhmije Hoxhës, ku shumë shqiptarë kanë shkruar me mllef ndaj saj. (J.V/Faxweb)