Është tërhequr nga ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto nga kërkesa për të thirrur ish-ministrin e Drejtësisë si dëshmitar. nuk dihet edne pse Zoto ka marrë një vendim të tillë.
Sjellim në vëmendje që ish-ministri i Drejtësisë do merrej në pyetje lidhur me çështjen e Zotos i cili bëri kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë por gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim.
Në seancën e sotme gjykata administroi provat e Prokurorisë. Zoto po gjykohet për akuzën e “korrupsionit pasiv” në një nga procedurat e tenderimit për furnizimin me ushqimet të institucioneve në varësi të tij.
Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Artur Zoto ka konsumuar elementë të veprës penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim. Vetë Zoto nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm. (J.V/Faxweb)
Ndoshta se Ky Zoto do na dergoje te Zoto tjetri ai i tenderave te plehrave, qe lidhet direkt me aferat e qeverise?