03:46 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ç’po ndodh me lekun? Raporti i fundit me euron dhe dollarin

13:33 | 29/08/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’po ndodh me lekun? Raporti i fundit me euron dhe dollarin

Monedha vendase është zhvlerësuar me shpejtësi ditët e fundit përkundrejt euros, duke reflektuar efektet sezonale si dhe lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.

Një euro këmbehej sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 132.95 lekë, 0.31 lekë më shumë se një ditë më parë. Monedha vendase është zhvlerësuar ndaj asaj europiane për shtatë ditë radhazi.

Aktorët e tregut pohojnë se mbarimi i efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon e bie dukshëm është një prej arsyeve kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë. Edhe në fund të vitit të kaluar, leku filloi të dobësohej në këtë periudhë, teksa në fund të muajit gusht 2016 këmbehej me 137.3 lekë.

Një tjetër arsye lidhet me forcimin e euros në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët është ngjitur ditët e fundit në kufirin e 1.2 dollarëve, niveli më i lartë që prej dhjetorit 2014, teksa investitorët u entuziazmuan teksa presidenti i bankës Qendrore Europiane u tërhoq nga diskutimet lidhur me monedhën e fortë dhe në horizont u shfaqën problemet fiskale të Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Në të kundër, dollari në tregun vendas ka zbritur sërish, duke u këmbyer me 110.43 lekë, 0.92 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2014.

Ekspertët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e fortë, e nxitur edhe përfundimi i efekteve sezonale, por edhe nga fakti që në shtator fillon e gjallërohet aktiviteti tregtar, pas përfundimit të pushimeve./Monitor

 

Etiketa: dollareurolekurenie
Pas

Kush është babai i dy fëmijëve që kërcënoi me vetëvrasje nga ndërtesa sot në Maminas

Para

Situata nga zjarret, Emergjencat Civile: Gjatë 24 orëve të fundit 8 vatra të reja

Para
U vunë zjarrin dy fshatrave, nis hetimi për 3 të rinj, 2 prej tyre të mitur

Situata nga zjarret, Emergjencat Civile: Gjatë 24 orëve të fundit 8 vatra të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.