15:46 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet me Kinën

11:42 | 09/09/2024
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet me Kinën

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh Ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë projektet e përbashkëta me Kinën, si dhe bashkëpunimin në luftim të krimit transnacional.

Duke folur në një Forum Global për Bashkëpunim në fushën e sigurisë publike, të mbajtur në Lianjungang, Daçiç ka thënë se Serbia është duke punuar për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për krijim të një ambienti të sigurt për qytetarët dhe çështjet ekonomike.

“Serbia dhe Kina janë të lidhura nga besimi i ndërsjellë në çështjet me interes të lartë strategjik për të dyja vendet”, ka thënë Daçiç.

Qeveria e Serbisë ka cituar Daçiçin të ketë thënë se konferenca në Kinë është sinjal se Kina është e gatshme të marrë përsipër rolin e njërës prej liderëve botërore në fushën e sigurisë.

“Ne jemi të vendosur për të kontribuuar plotësisht në stabilitetin e rajonit dhe në botë. Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes dhe të marrim pjesë në solidaritet”.

Përforcimi i lidhjeve Serbi-Kinë me ardhjen e Vuçiçit në pushtet
Serbia i ka forcuar lidhjet me Kinën prej ngjitjes në pushtet të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e ka vizituar Beogradin në maj, në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Ambasadën kineze në Beograd, duke shënuar kështu vizitën e dytë në 10 vjet.

Kina dhe Serbia, e cila është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian më shumë se një dekadë, kanë nënshkruar deklaratë për partneritet strategjik mes të dyja vendeve më 2016.

Shtatë vjet më vonë, Pekini dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë.

Në vjetët e fundit, Kina ka kryer një mori investimesh ne Serbi. Përveç tjerash, Kina e ka ndërtuar edhe urën Pupin në Beograd, në kuadër të një autostrade ndërkombëtare, si dhe e ka rindërtuar një termocentral në Serbi./REL

Etiketa: ivica dacic
Pas

“Duam të kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë”- Mitsotakis: Kaluam periudhë të vështirë, por të kënaqur që Beleri u lirua!

Para

Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë!

Para
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë!

Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.