Dalin detaje të reja për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Liqenit të Tiranës.
Viktima Haxhi Baçinozi është nga Mallakastra dhe sipas informacioneve në momenti e vrasjes ka qënë në shoqërimin e djalit të tij të mitur.
Sipas burimeve atentatorët dyshohet se janë nga Fieri përkatësisht me iniciale I.S dhe I.B.
Pas atentatit, vrasësit janë larguar me motorr.
Ndërkohë bëhet me dije se vrasja është bërë në prezencë të të miturit.
Baçinozi është dërguar me shenja jete në spitalin e Traumës por duket se nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Policia është duke punuar për kapjen e autorëve.
(S.A/FAXWEB.AL)