07:35 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

”Dalldi e Metës”, Ngjela nuk i ndahet ndikimit amerikan. Tregon se nga varet Rama

13:45 | 04/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korrupsioni shqiptar e ka humbur luftën me SHBA-të

Lëvizja e Metës dhe artikulimi i qeverisë së besimit duket se e ka gjetur të papërgatitur kryeministrin Rama.

Vetë ai nuk ka reaguar akoma në lidhje me këto deklarata, ndërkohë që komentet nga të gjitha anët e tjera nuk kanë munguar.

Ka qenë Spartak Ngjela ai që me një status të gjatë e ka quajtur lëvizjen e Metës një ‘dalldi’ dhe se Rama do të gjejë mbështetjen e tij te ndërkombëtarët.

STATUSI I NGJELËS: 

Pse ju e dini kryeministrin Rama njeri të pavarur në politikën e tij?
As mos t’ju shkojë mendja. Ai është i deryruar ti përmbahet motivit amerikan.
Po motivi anerikan çfarë është dhe ku konsiston? 
Motivi amerikan vjen nga interesi amerikan në Ballkanin Perendimor, dhe është një interes shumë i madh që kërkon të mbështetet në dy shtetet shqiptarë të Ballkanit, kundër rivalëve të tij në këtë zonë. Dhe kjo nuk është e vogël për Shqipërinë dhe shqiptarët si perspektivë historike.

Pse, për Ilir Metën, pas gjithë atyre sjelljeve primitive kundrejt ambasadorit amerikan, bashkë me Prokurorin e tij, vërtet kishit menduar ju se mund të pranohej në një koalicion me paritet me Edi Ramën?

Pse, nuk e di Edi Rama që dalldia e Metës për akt antiamerikan është e papranueshme për të, nëse nuk do që edhe ky të përfundojë në një çadër si Saliu?

Pse, vërtet mendoni që do të krijojë dot një lëvizje politike kundër Amerikës në Shqiçëri, Saliu, Meta dhe një tufë injorantësh që tremben nga nje kërcitje xhami; dhe, për më teper, edhe të lidhur me Moskën dhe me të fantaksurit e Athines, Beogradit dhe Shkupit?

Atëherë, çfarë do të ndodhë?
Asgjë që mund ta kthejë Shqipërinë nga rruga perëndimore: Tirana do të jetë qëndra e tregut ballkanik; Shqipëria dhe Kosova këndej e mbrapa do të armatosen; do të ndëshkohet korrupsioni elitar shqiptar i lidhur me djaĺlin e të birin për të mbajtur gjënë e vjedhur; do të fillojë veprimi i vetingut dhe i Reformës në spektër të gjerë; do të hapen negociatat me Bashkimin Europian me precedencën që nuk ka qënë praktikë për asnjë shtet tjetër në anëtarësim; do të krijohet shteti i përbashkët shqiptaro – sllav në Maqedoni; do të nisë reforma në ekonominë shqiptare dhe në sistemin bankar; do të vijojë me ritme shkencore reforma në arsim për të realizuar konkretisht investimin në intelekt te shqiptarët; dhe, për dy vjet, Shqipëri do të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian 
Po Kosova? Edhe kjo po ashtu: Anëtarësim i Shqipërisë në BE bashkë me Kosovën, sigurisht.

Po Berisha dhe Meta çdo të bëjnë?
Do merren me proceset penale të ngritura kundër tyre.

Por, a do dënohen? 
Këtë e di Gjykata Speciale. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: metaNgjelaramareagimi
Pas

Mes lotësh Tefta Radi: U dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin (VIDEO)

Para

Ahmetaj: Do të marrim një mandat të dytë, ajo që ndodh te çadra cënon ekonominë

Para
Kush paguan principalin, i fshihen gjobat për kontributet shoqërore

Ahmetaj: Do të marrim një mandat të dytë, ajo që ndodh te çadra cënon ekonominë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhitë tropikale Barry dhe Flossie formohen pranë brigjeve juglindore dhe jugperëndimore të Meksikës

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

Gjykata anulon seancat dëgjimore të kryeministrit të Izraelit Netanyahu këtë javë

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.