15:45 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

DASH publikon shifrat: Dhjetë shtetas kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023

09:57 | 13/12/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DASH publikon shifrat: Dhjetë shtetas kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023

Dhjetë shtetas të Kosovës vazhdojnë të jenë nëpër kampe të personave të zhvendosur, apo në qendra të ndalimit në Siri, ndërsa për 70 shtetas të Kosovës në këtë shtet nuk ka informacione për vendndodhjen apo nëse janë gjallë.Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), dedikuar terrorizmit në botë, për vitin 2023.

Në pjesën për Kosovën përmendet se Kosova i ka riatdhesuar 121 persona dhe i ka arrestuar 12 shtetas të saj që kanë qenë në Siri. Aty është vlerësuar se, sikurse në të kaluarën, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të jenë të cenueshëm ndaj përpjekjeve për rekrutim nga ana e organizatave të dhunshme fetare. Pas shpërthimit të konfliktit në Siri, më 2011, vlerësohet se rreth 350 kosovarë patën udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, për të luftuar kryesisht krah grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Personat që janë kthyer në Kosova janë përballur me procese gjyqësore.

Megjithatë, sipas raportit, ndonëse korniza legjislative e Kosovës parasheh ndjekjen penale të të dyshuarve për mbështetje të aktiviteteve terroriste apo pjesëmarrjen në luftërat e huaja, dënimet për kryerje të veprave terroriste janë të buta, me lirime të kusht apo lirime të parakohshme, si dhe mbikëqyrje të çorganizuar pas lirimit. Në vitin 2015, Kosova e ka miratuar një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, ndërsa Kodi Penal parasheh dënime për kryerje të veprave terroriste prej pesë vjet e deri në burgim të përjetshëm.

Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pas proceseve gjyqësore, rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja kanë kaluar nëpër institucionet e tij korrektuese. Aktualisht, në institucionet korrektuese ndodhen shtatë prej tyre. Në raportin e DASH-it përmendet se prej majit të vitit 2023, Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara (FBI) ka angazhuar një këshilltar për kundërterrorizëm që të mbulojë rajonin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Agjentë të FBI-së është thënë se kanë marrë pjesë në takimet e task-forcës kundërterrorizmit dhe kanë ofruar këshilla përgjatë hetimeve. Aty përmendet po ashtu se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar në përpjekjet kundërterrorizmit më 2023, dhe që e ka miratuar strategjinë e shumëpritur dhe planin e veprimit për luftim dhe parandalim të terrorizmit, për periudhën 2023-28, të katërtën qysh prej pavarësisë.

Sa u përket incidenteve terroriste që kanë ndodhur në Kosovë më 2023, në raport është përmendur që pas sulmit të 29 majit të atij viti të serbëve kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, autoritetet e Kosovës kanë shpallur Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste.

Është përmendur edhe sulmi në Banjskë të Zveçanit, i kryer më 24 shtator, si pasojë e të cilit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Kosova fajëson Serbinë për organizim dhe kryerje të sulmit, ndërsa Beogradi mohon gjithçka./REL

Pas

Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, magnituda dhe epiqendra

Para

Spitali Bashkiak Mirditë, Koçiu: Infrastrukturë moderne, i shërben 15 mijë banorëve të zonës

Para
Spitali Bashkiak Mirditë, Koçiu: Infrastrukturë moderne, i shërben 15 mijë banorëve të zonës

Spitali Bashkiak Mirditë, Koçiu: Infrastrukturë moderne, i shërben 15 mijë banorëve të zonës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Dhunë në familje në Kukës, arrestohet 42-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

Kurti: Do bëjmë çmos për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.