Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit, DashamirTahiri ka bërë një kërkesë ndaj KQZ-së, që të korrigjojë formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
“Ky fakt i bashakangjitet formularit tim të vetëdeklarimit. Jam vënë në djeni se ishte ndryshe nga Prokuroria më 14 nëntor. Në formualar kam deklaruar se nuk kam dënim të formës së prerë. Avokatët e mi do të marrin masa për shfuqizimin e vendimit”tha deputeti i PD-së.
Dashamir Tahiri deklaron se më 14 nëntor të vitit 2016 është thirrur në prokurori e cila e ka vënë në djeni të një kërkese të Interpolit, siaps të cilës është dënuar në mungesë edhe pa djeninë e tij nga gjykata e Ranevës në Itali për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Deputeti kërkon që ky fakt t’i bashkangjitet formualarit të tij të vetëdeklarimit.
“Klineti im u dënua me 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë në mungesë, por sipas ligjit Italian vendimi u konsiderua i falur dhe rezulton se i akuzuari nuk ka vuajtur burgim, vendimi është i formës së prerë pasi nuk është ankimuar”, tha Fatmir Braka. Kërkesa e deputetit Dashamir Tahiri është dorëzuar në KQZ.
Kërkesa e Prokurorisë për Dashamir Tahirin:
Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, se Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna:
– Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;
– Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.
– Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;
– Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena.
Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse. (J.V/Shuplaka)