01:49 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dashamir Tahiri, surpriza e Prokurorisë. Si e mashtroi kamerieri me paratë (HETIMI)

15:45 | 20/12/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dashamir Tahiri, surpriza e Prokurorisë. Si e mashtroi kamerieri me paratë (HETIMI)

Dashamir Tahiri është një prej tre emrave që Prokuroria lakoi sot lidhur me çështjen e dekriminalizimit dhe një prej dy deputetëve për të cilët kërkohet të lënë detyrën.

Më parë anëtar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), prej 13 tetorit të vitit 2016, ai është anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Formulari i vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit është marrë në shqyrtim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe së fundmi Prokuroria deklaroi se ai është një ndër emrat që preken nga dekriminalizimi.

Deputeti Dashamir Tahiri akuzohet se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” dy dënime, përkatësisht një e vitit 1995, për të cilën është raportuar nga Policia në Foggia për “krime lidhur me falsifikimin e parave” dhe në vitin 2009 dënuar me 9 muaj burgim për përdorim “leje drejtimi shqiptare të falsifikuar”.

Në shpjegimet e tij për sektorin e “Dekriminalizimit”, deputeti demokrat është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të masës së dënimit “burgim” në Ravena. Lidhur me rastin e parë, atë të “falsifikimit të parave”, Tahiri ka deklaruar se ka rënë pre e mashtrimit.  

Sipas deputetit, bëhet fjalë për një episod të shënuar në autostradë ku ai është mashtruar nga një kamerier që i ka dhënë para false, çka më pas është ndjekur nga akuza e “falsifikimit të parave”. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Dashamir Tahirihetimi
Pas

Përcillet drejt Moskës trupi i pajetë i amabsadorit rus, Andrey Karlov-it

Para

Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

Para
Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.