19:48 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

15:45 | 20/12/2016
në Te Gjitha
0
Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

Nga Alfred Lela*

Një arsye e parë se pse PD-në e ndihmon gjuha e përndezur me ish-aleatin e vet për katër vite qeverisjeje, është pikërisht fushata elektorale në prag. Është më e lehtë të sulmosh targetin më të madh që janë Rama me të tijtë, por në koalicion është edhe Lëvizja e Metës. Komunikimit politik të demokratëve, mosangazhimi polemist me LSI ia zhvlerëson akuzat kundër mazhorancës. Përveç një ‘marshi lufte’ që rezonon me bazën demokrate, përplasja me LSI u lëshon një tingull miqësor edhe veshëve të të paangazhuarve, elektoratit gri apo të pavendosurve. Nuk duhen harruar as aleatët e mundshëm ndër partitë e reja, të cilët shohin t’u rrallohet ajri politik pikërisht prej partisë së Metës.

Së dyti, Partia Demokratike, dhe sidomos shefi i ri i saj, Basha, duhet të dalin nga hija e dyzimit të madh që përshkon perceptimin publik, sipas të cilit demokratët nuk bëjnë dot pa LSI dhe e mbajnë gjithmonë një vesh dhe një sy nga plasaritjet e mundshme të ‘martesës me mblesëri’ Rama-Meta. Bashës i duhet të japë shenja të së kundërtës. Ta bëjë këtë me forcë dhe pa ndërprerje, deri në ditën e heshtjes zgjedhore. Më pas, kur rezultati të shfaqet, sasia dhe cilësia e tij lejon dhe dikton lëvizje politike që e tejkalojnë gjuhën e fushatës elektorale.

Një ndihmë e tretë që i jep kjo përplasje demokratëve, është parehatia që shkakton në koalicionin qeverisës aktual një thellim i konfliktualitetit mes Bashës e Metës. PDIU nuk shihet me sy të mirë nga LSI dhe çdo kurs përplasjeje i Bashës me Metën e shton trysninë në kampin e zmadhuar qeverisës. E gjitha kjo reflektohet në bazë me përçarje politike, përplasje militantësh, xhelozi krerësh lokalë dhe pengim të mesazhit elektoral të përbashkët.

Së katërti, ashpërsimi i gjuhës dhe i tonit me LSI, i jep mundësi Bashës dhe demokratëve të sillen si ata që janë: partia më e madhe. PD është tashmë një parti historike dhe, bashkë me numrin e mbështetësve, duhet ta shfaqë peshën dhe autoritetin e këtij kapitali. Sidomos në raport me LSI e cila, siç e shpreh edhe emri, është lëvizje më shumë se parti klasike. PD nuk mund t’ia lejojë vetes të tërhiqet në ngushticat e nevojave që ka Meta për luftë të brendshme në koalicion, duke i bërë demokratët të shpresojnë më shumë dhe të ngazëllehen më herët dhe më shpesh se ua lejon pragmatizmi i luftës politike. Por edhe imazhi publik.

Po i afrohet fundit viti i katërt i koalicionit me PS, dhe LSI ka qenë gjithnjë në rresht dhe në kor me aleatin e madh. Çdo disidencë ka qenë veç një gënjim apo një koniunkturë politike. LSI e ka shkelur disa herë syrin e flirtit drejt PD, dhe ja ku është 3 vjet e gjysmë më vonë: symbyllurazi drejt mbylljes së një mandati qeverisës.

Shpresa më e mirë e PD është të mos ketë asnjë shpresë te LSI.

*Shkruar për gazetën ”Mapo”

Etiketa: alfred lelaluftaps. ps. lsi
Pas

Dashamir Tahiri, surpriza e Prokurorisë. Si e mashtroi kamerieri me paratë (HETIMI)

Para

Kështu u vra ambasadori rus, shikoni lëvizjet e vrasësit (VIDEO)

Para
Kështu u vra ambasadori rus, shikoni lëvizjet e vrasësit (VIDEO)

Kështu u vra ambasadori rus, shikoni lëvizjet e vrasësit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.