01:14 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Debat në Komisionin e Ekonomisë, Braçe-Bodes: Mos hajde këtu i dehur!

20:58 | 24/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Debat në Komisionin e Ekonomisë, Braçe-Bodes: Mos hajde këtu i dehur!

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë , Erjon Braçe, dhe deputeti i opozitës, Ridvan Bode, janë konfliktuar sot gjatë dikutimit për shpërblimet e paketës së solidaritetit që përmbante akti normativ i 2016.

Ish-ministri i Financave Bode e ka cilësuar paketën e solidaritetit si një aspirinë elektorale dhe thotë se nuk kemi të bëjmë me rritje të të ardhurave.

“Ajo që shikohet në aktin e buxhetit është se nuk kemi të bëjmë me një rritje të të ardhurave, përkundrazi deficiti që është krijuar është dyfish më i lartë se solidariteti i qeverisë dhe kjo madhësia e solidaritetit rezulton në një aspirinë elektorale”, ka deklaruar Bode.

Por kësaj deklarate i është përgjigjur kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace.

“Në vitin 2009 ke paguar vetëm 1.4 miliardë lekë shpërblime, në vitin 2010 ke dhënë zero lekë, në vitin 2011 ke dhënë zero lekë dhe në vitin 2012 ke dhënë vetëm 1.1 miliardë lekë shpërblime. Me të dhëna thesari, zoti Bode. Nga 2009 deri në 2013 ke dhënë vetëm dy vite shpërblime dhe ke dhënë një vit 20 mijë lekë dhe një vit 25 mijë lekë të vjetra”, është përgjigjur Brace.

Ndërsa Bode i ka cilësuar si të pavërteta këto shifra për shpërblimet e kaluara. Sakaq Braçe i është kundërpërgjigjur Bodes duke i thënë për të sjellë të dhënat e thesarit për fondet e shpërblimëve që janë dhënë nga viti 2009 deri në 2013.

“Atë termin gënjeshtar merre mbrapsht, bëje lëng rakie dhe pije që të vish esëll këtu. Zoti ministër, që të ndajmë këtu se kush është gënjeshtari, dua brenda ditës të dhënat e thesarit për fondet e shpërblimeve që janë lëvruar nga viti 2009 deri në vitin 2013”, ka deklaruar Braçe.

Deputeti Bode iu përgjigj: “Unë jam gjithmonë esëll, ti je i dehur. Se kush gënjen dhe llafos si i dehur këtu, le ta vlerësojnë qytetarët”.

Ndërsa përgjigjes së deputetit të opozitës, kryetari i Komisionit iu përgjigj: “Unë për fat të mirë nuk pi, dhe e di pse nuk pi, që të jem korrekt me numrat. Ti je një gënjeshtar dhe ja ku po ta them se ke dhënë vetëm 2.5 miliardë lekë shpërblime në 4 vjet”. (K.P/Shuplaka)

Etiketa: debaterion braceridvan bode
Pas

Prokuroria identifikon të tjerë bashkëpunëtorë të Emiljano Shullazit, priten arrestime

Para

Plani për sulm terrorist në Austri, pas Lorenzos arrestohet edhe një 12-vjeçar

Para
Plani për sulm terrorist në Austri, pas Lorenzos arrestohet edhe një 12-vjeçar

Plani për sulm terrorist në Austri, pas Lorenzos arrestohet edhe një 12-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.