Pas arrestimit të të riut shqiptar në Austri, mesditën e 20 janarit, policia ka vënë në pranga një tjetër minoren i cili gjithashtu dyshohet të jetë pjesë e organizatës terroriste ISIS.
Policia austriake njoftoi se ka arrestuar një djalë nën moshën 14-vjeçare, me origjinë nga Maqedonia, i cili dyshohet të ketë lidhje me 17- vjeçarin Lorenzo K., që planikonte një sulm terrorist.
“Kronen Zeitung” shkruan se i mituri është 12 vjeç dhe ishte radikalizuar nga një predikues i urrejtjes në Austri.
Katër ditë më parë, policia austriake arrestoi Lorenzo K., i cili sapo kishte mbërritur në Austri. Sipas informacioneve, ai po planifikonte një sulm terrorist në metronë e Vjenës gjatë këtij muaji. (D.D/Shuplaka)