4 dekanë të Universitetit të Tiranës, Dhori kule, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha janë duke mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me situatën në Universitetin e Tiranës, situatë e cila shkaktoi edhe debate në Kuvënd sot mes kryeministrit Rama por edhe ish-kryeministrit Berisha.
dekani Dhori Kule kërkoi shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Kule akuzoi rektorin e Universitetit të Tiranës se është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrative që nuk duhet ti kryente.
“Rektori Koni është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrive, ka firmosur tendera etj. Këtë prezencë e kanë vërtetuar dhe organet përkatëse. Është futur në kompetenca të të tjerëve.”.
Kule tha se UT kishte qenë një ndër institucionet më seroze për sa i përket mënyrës si kishte komunikuar me ministrinë e Arsimit për ligjin për arsimin por sipas tij ministra nuk kishte mbajtur fjalën për kapitullin e 12-të që sipas tij është problematik.
“Në rapot me ligjin, UT ka qenë nga pikëpamja instutucionale ka qenë institucioni më korrekt pasi kemi komunikuar me të gjithë deri sa ligji erdhi në atë formë na Parlament, por, për kapitullinI 12 na u tha që nuk aktivizohej”, tha ai.
Kule tha se problemet e universitetit nuk zgjidhen duke kërkuar ndërhyrje nga politika. Ai tha se nëse kërkohet diçka e tillë kjo do të thotë heqje dorë nga autonomia që ka Universiteti.
“Asnjëherë nuk kemi kërkuar ndihmë politikës, kryeministrit që të na zgjidhë hallet tona. Cënimi më i rëndë i autonomisë është që kur nga strukturat e brendshme kërkohet që kryeministri të zgjidhë problemet tona. Keni parë një qëndrim të një grupi pedagogësh që i thonë kryeministrit merr masa. Çpunë ka qeveria?! Në momentin që kërkon zgjidhjen e problemeve të brendshme ti zgjidhë nga jashtë e ke lëshuar autonominë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kur isha unë rektor ti kërkoja ndihmë qeverisë, pro problemet tona i kemi zgjidhur nga pikëpamja institucionale”, tha ai.
(B.H/Faxweb)