21:33 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Ramës për gazetaren Meta, reagon profesoresha Gjoni : Ata me bulizëm, vajzat me mirësjellje…

17:48 | 22/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
 “Përplasja” me gazetaren Ambrozia Meta, Rama : Pse vendosa të largohem…

Edlira Gjoni ka reaguar me një status në Facebook, pas deklarimit të mbrëmshëm të kryeminstrit Rama, në lidhje me pyetjen gazetares së Fax News, Ambrozia Meta, ku këmbëngulja e saj për të marrë përgjigje detyroi Ramën të braktisë konferencën.

Sipas Ramës, gazetarja  është e re, aq di dhe aq bën.

Mesazhet e Ramës u bën virale  dhe statuset për këtë çështje në rrjetet sociale kanë qënë të pafundme.

Kështu pas kësaj deklarate ditën e sotme profesoresha Edlira Gjoni ka thënë se këto janë shënja të acarimit të kryeminstirit dhe se nuk kishte si të reagonte ndryshe, pas pytjes së një gazetareje me nivel të lartë intelektual dhe me një gjuhë rrjedhëse si kristali.

Statusi i plotë

“Ej, ti me syze” – është bulizëm.
Edhe “Aq di, aq bën”. Është përçmim.

Imagjiinoni sikur gazetaret, (që sepse ka qëlluar të jenë vajza të reja), t’i ktheheshin pushtetarëve me të njëjtën sjellje.

Do ishte kështu, sipas modelit që aplikojnë prepotentët që ushtrojnë bulizëm me kohë të plotë e madje edhe mburren me veten.

Rasti 1:
– Ej, ti me syze
– Hë ore shkurtabiq…

Imagjinoni që vajza të kishte përdorur gjuhën e politikës. Gurët gati ne, i madh e i vogël.

Rasti 2:
– Unë 2 metra burrë. S’më le të flas tjetra. Po aq di, aq bën.
– Dhe ti aq di, aq thua. Shalët të gjata e mendja e shkurtër.

Dhe kësaj me gurë e me dhè do ia kishim treguar vendin, po të guxonte të përdorte të njëjtën gjuhë si kryeministri.

Po shyqyr që prepotenca e pushtetit nuk kthehet pas si top ping-pongu. Ata me bulizëm, vajzat me mirësjellje.

Ata me statuse plot gabime, vajzat edhe “ë”-të i kanë të sakta e kristal.

Ata bulizëm, vajzat indinjim e lot.

Janë shenjat e acarimit të tyre për punë që nuk dinë si i kanë nakatosur kaq keq. E shenja lodhje nga kahu tjetër, gazetarët e shqiptarët e thjeshtë, që nuk kanë më durim të pranojnë politikën sunduese që na rëndon mbi kokë e në qafë, majtas, djathtas e në qendër.”   (E.V/Faxweb.al)

 

Etiketa: bulizëmdeklaratagazetarenGjoni : Atametamirësjellje.profesoreshaRamësreagonvajzat
Pas

VIDEO/ Jemir Olldashi tregon nëse ka materiale të tjera për “Xhafajn”: Pse kisha frikë të shkoja sërish në Vlorë

Para

Lindita Nikolla u jep kurajo maturantëve në Gjirokastër: Kujdes me zgjedhjet, mësuesia ka treg pune

Para
Lindita Nikolla u jep kurajo maturantëve në Gjirokastër: Kujdes me zgjedhjet, mësuesia ka treg pune

Lindita Nikolla u jep kurajo maturantëve në Gjirokastër: Kujdes me zgjedhjet, mësuesia ka treg pune

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.