07:38 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaroi se brenda UBT-së ka motele, studentja i kthehet Veliajt: Shumë turp, kjo është shumë e rëndë (Video)

11:28 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklaroi se brenda UBT-së ka motele, studentja i kthehet Veliajt: Shumë turp, kjo është shumë e rëndë (Video)

Studentët e Universitetit Buqësor të Tiranës kanë zhvilluar sot ditën e gjashtë të protestës së tyre. Ata  vijojnë protestën kundër ndërtimit të shkollës në brendësi të territorit të UBT duke kërkuar spostimin e saj 200 metra më tutje.

Mbështetës të studentëve janë edhe petagogët, të cilët pas mbledhjes të zhvilluar ditën e djeshme shprehën hapur qëndrimin e tyre.  Për Fax News, një prej petagogëve të UBT-së,  Lush Zusaj është shprehur se: “Dje më është dashur të merrja shkumsin dhe të shpjegoja në klasë atë të cilën nuk mund të shpjegohej në klasë por vetëm në terren”.

Ndërkohë edhe studentët kanë shprehur pakënaqësit e tyre. Një prej studentëve e pyetur për vendimin për tërheqjen e rektorit nga kauza e tyre është shprehur se një gjë e tillë mund të ket ndodhur për shkak të arsyeve përsonale.

Ndër të tjera studentja ka thënë se: “Për rektorin nuk kemi çfarë të themi. Po merren personalisht me të. Mirëpo kjo nuk duhet të ndikojë tek ne. Ne nuk kemi punë me rektorin, në qoftë se akuzat ndaj tij janë të drejta të merret përgjegjësi. Kjo është e ardhmja, nuk duhet që për hakmarrje personale të na i nxjerrin ne. Ne nuk mund të bëjmë mësim në klasë kur gjithçka është praktikë.

Gjithsesi për ne mbështetja e petagogëve është tepër e rëndësishme. Unë jam shumë e revoltuar edhe me disa media të cilat kanë bërë një disinformim total të publikut ditën e djeshme, të cilat thonë që ne jemi të ndikuar nga petagogët për një notë. Normalisht ka dhe të tillë por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ata nuk duan shkollë, shkollën e kanë mundësi ta bëjnë 100 metra, ata duan të zhvillojnë bizneset e tyre pasurimin Brenda një dite.

Por ne do protestojmë, ko është e vetmja gjë që na ngelet,  të protestojmë. Do të bojkotojmë mësimin, nqs për Erion Veliaj është me vlerë kjo atëherë le të vijoj punimet. Mesazhi im është tju them të gjithë studentëve të marrin pjesë në protestë.”

Në lidhje me deklaratat e Veliaj se brenda universitetit ka montele studentja ka reaguar duke thënë: “Shumë turp për Erion Veliajn , kjo është shumë e rëndë.”

Pas

”Ne do të luftojmë edhe për ta!”, Ervin Salianji publikon foto nga salla e gjyqit

Para

Lajm i fundit/Aksident në Fushë-Krujë me 2 të plagosur, ambulanca vonon mbi 40 minuta(VIDEO)

Para
Lajm i fundit/Aksident në Fushë-Krujë me 2 të plagosur, ambulanca vonon mbi 40 minuta(VIDEO)

Lajm i fundit/Aksident në Fushë-Krujë me 2 të plagosur, ambulanca vonon mbi 40 minuta(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.