12:52 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 15 zyrtarë të lartë

18:54 | 03/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 15 zyrtarë të lartë

Në kuadër të Ligjit të Dekriminalizimit Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë edhe shenjat e gishtërinjëve për 15 zyrtarë të lartë.

Organi kryesor i akuzës në vend bën me dije se ky verifikim është kërkuar kryesisht në rastet e ndërrimit të emrave që nuk janë deklaruar nga zyrtarët, por nga informacione të tjera kanë rezultuar se janë të njëjtët persona.

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar për Ora News se, për një pjesë të subjekteve përgjigjet kanë mbërritur dhe ndaj tyre është vepruar, ndërsa për pjesën tjetër hetuesit janë ende në pritje të konkluzioneve.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka në verifikim 570 zyrtarë nga të cilët 20 janë të nivelit të lartë, si deputetë apo të zgjedhur vendorë . Pjesa dërrmuesë janë përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike duke qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.Ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ , Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.
Për rreth 40 raste është vendosur ndjekja penale pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme pak ditë më parë KQZ i hoqi mandatet e deputetëve Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: dekriminalizimprokuroriashenjat e gishtavezyrtare
Pas

Celularët e vjetër që tani kushtojnë mijëra euro (FOTO)

Para

Publikohen shifrat, ja sa kanë shpenzuar bashkitë vetëm për dekorin e festave (FOTO)

Para
Publikohen shifrat, ja sa kanë shpenzuar bashkitë vetëm për dekorin e festave (FOTO)

Publikohen shifrat, ja sa kanë shpenzuar bashkitë vetëm për dekorin e festave (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.