21:44 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dëm shtetit prej 5,9 milionë lekësh me ndërtimet, kallëzim penal për ish-drejtorin e 3 zyrtarë të ALUIZN-t në Lezhë

16:41 | 25/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëm shtetit prej 5,9 milionë lekësh me ndërtimet, kallëzim penal për ish-drejtorin e 3 zyrtarë të ALUIZN-t në Lezhë

Ish- drejtori i ALUIZNI-t në Lezhë, 2 ish përgjegjës sektori dhe 1 specialist të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t në Lezhë janë kallëzuar në Prokurori  pasi i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 5,9 milionë lekë e shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,3 milion lekë.

P.L, ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist janë kallëzuar  pasi kanë kryer legalizime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugës kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, si dhe kanë pagesa detyrimesh financiare.

“Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish- drejtori  i institucionit, A.M, ish-përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe  B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,- thuhet në njoftimin e KLSH.

Njoftimi i KLSH:
Me Vendimin nr. 12, datë 26.02.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresën nr. 990/8 datë 01.03.2017 i janë rekomanduar Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 5.9 milion lekë.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish drejtori i institucionit, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

-Në 32 raste, Vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal” është marrë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”

-Në 44 raste legalizimi me një vlerë prej 728 mijë lekë, nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës.

-Në 4 raste, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit,

-Në 12 raste rezulton se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej me pak se 30 ml dhe pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre mbi kanale kulluese, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej distancave nga rruga nacionale.

– ka objekte informale, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim, duke mos zbatuar procedurat për s’kualifikimin e tyre,

– Në 21 raste, sipas regjistrit të parcelës ndërtimore, është miratuar sipërfaqja e parcelës ndërtimore në llojin e pasurisë “Truall”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës me mungesa të dokumentacionit .

– Në 2 raste janë miratuar leje legalizimit, me mangësi, ku është legalizuar një objekt që ishte në pronësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka qenë në proces privatizimi, si dhe në rastin tjetër është rritur sipërfaqja e ndërtimit, nga sipërfaqja e miratuar me VKM nr. 611, datë 11.06.2009.

-Në 13 raste Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në procesin e legalizimit të objektit “shtesa anësore apo në lartësi”, nuk ka zbatuar penalitet për legalizimin e shtesave dhe sipërfaqes sipas vlerës së tregut brenda vijës së verdhë qytetit Lezhë me një dëm ekonomik në vlerën 4,301 mijë lekë.

-Në 31raste, gjithsej për 12 690 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, vreshtë”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

– Në 5 raste, mungojnë dokumentet që të vërtetojnë nëse objekti është ndërtuar para vitit 1993, apo me leje ndërtimi pas këtij viti

-Në 3 raste Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, janë miratuar leje legalizimi për banesë, duke ndryshuar edhe zërin kadastral, regjimin e tokës në “Truall” nga zëri kadastral “pyll”, për sipërfaqen 782 m2 , ndërkohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

– Në 31 raste u konstatua se nuk administrohet në praktikën dokumentare të legalizimit dokumentacioni i cili provon periudhën në të cilën është ngritur ndërtimi informal, Proces verbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesës në ndërtimin me leje”, për të plotësuar kushtet për fillimin e procedurave të legalizimit.

Nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në organizimin procedurave të prokurimit me vlerë të vogël nuk është vepruar në përputhje me kërkesat ligjore pasi:

– Në 83 raste me vlerë totale 14,342 mijë lekë shkelje të disiplinës financiare, ku mungon relacioni apo procesverbali konstatues nga personat kompetent për dëmtimet e ndodhura , për marrjen në dorëzim të mallit, faturat tatimore apo fletë hyrjet dhe specifikimet teknike të përcaktuara .

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë. Konkretisht, P.L, ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr. 990/11, datë 25.03.217, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,342 lekë, dhe për pasojë ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: KLSH
Pas

Përfundon takimi i negociatorëve të Brukselit me Lulzim Bashën (FOTO)

Para

Vrasjet në Sukth, Strazimiri: Rrugën s’e bllokoi opozita por gjaku, “Bravo Çunat” sapo kanë vrarë një ish-koleg

Para
Vrasjet në Sukth, Strazimiri: Rrugën s’e bllokoi opozita por gjaku, “Bravo Çunat” sapo kanë vrarë një ish-koleg

Vrasjet në Sukth, Strazimiri: Rrugën s'e bllokoi opozita por gjaku, "Bravo Çunat" sapo kanë vrarë një ish-koleg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.