23:40 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Demarkacioni/ Qeveria e Kosovës nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese

19:47 | 06/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demarkacioni/ Qeveria e Kosovës nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese

Lulzim Peci, drejtori ekzekutiv i KIPRED-it dhe ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, ka dalë me një propozim  sa i përket shënimit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka këshilluar që Marrëveshja për Demarkacionin të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para se të dërgohet për votim në Parlament. Por, Qeveria Haradinaj e hedh poshtë mundësinë që të ndodhë një veprim i tillë.

Lulzim Peci, ka propozuar që para se të procedohet në votim marrëveshja për demarkacionin me shtetin malazez, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. 

Në këtë mënyrë, siç është shprehur ai, do të shqyrtohet përputhshmëria e principit të përcaktimit të kufirit në bazë të zonave kadastrale të komunave me Kushtetutën dhe të shikohet nëse zbatimi i një principi të tillë a e dëmton integritetin territorial te vendit.

Por Qeveria e Kosovës, e përjashton këtë propozim si një alternativë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje që po e zvarrit vendin më shumë se dy vite.

Halil Matoshi, këshilltar politik i Qeverisë Haradinaj, thotë për Express se një praktikë të cilën e ka propozuar ish-ambasadori Peci nuk zbatohet, për shkak se marrëveshjet ndërkombëtare nuk i interpreton Kushtetuesja.

“Marrëveshjet ndërkombëtare nuk i interpreton Gjykata Kushtetuese sepse ligji ndërkombëtar ka supremaci mbi ligjet e brendshme”, ka sqaruar ai.

Ndërkaq, ish-ambasadori kosovar, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar edhe raportin e Bulliqit.

Ai ka shkruar se Komisioni Bulliqi nuk ka sjellë asnjë fakt se kufijtë e tashëm të Kosovës nuk përputhen me kufijtë kadastralë të Komunës së Pejës dhe Deçanit.

Ndaj raportit të Komisionit të ri për Demarkacionin pati kritika edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delaëie. Për ambasadorin, raporti nuk përmban asgjë më shumë se vetëm gjepura.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Demarkacionilulzim peciramush hardainaj
Pas

LAJM I FUNDIT/ Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, konfirmon zhvendosjen e Ambasadës

Para

Shpallet në kërkim 46-vjeçarja, dërgoi drogë me postë në burgun e Fierit

Para
Shpallet në kërkim 46-vjeçarja, dërgoi drogë me postë në burgun e Fierit

Shpallet në kërkim 46-vjeçarja, dërgoi drogë me postë në burgun e Fierit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.