Në Vlorë është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile për shtëpitë e prekura nga tërmeti në zonën e Smokthinës.
Në këtë zonë 8 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe janë shpallur të pabanueshme.
Ndërkohë që dhe sot Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës Rihter dhe disa prej tyre kanë pasur epiqendër në detin Adriatik.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik. Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur dhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke përhapur panik.
Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat, por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë.
(M.Q/Faxweb)