01:59 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Demi kritika ndaj gjyqtarëve: Arbitrimi lë shumë për të dëshiruar dhe dyshuar

12:47 | 19/12/2016
në Sport
0
Demi kritika ndaj gjyqtarëve: Arbitrimi lë shumë për të dëshiruar dhe dyshuar

Pas presidentit të Skënderbeut, Ardian Takajt, edhe kreu i klubit të Partizanit, Gazmend Demi, ka kritikuar gjyqtarët në Kategorinë Superiore.
I telefonuar nga emisioni “Zona Gol” në “SuperSport”, Demi tha se arbitrimi lë shumë për të dëshiruar.
Për arbitrimin

“Në të gjitha aspektet, si me ekipet për titull, edhe me ekipet për mbijetesë, arbitrimi lë shumë për të dëshiruar. Unë nuk mund të them që janë të korruptuar, sepse duhet te kem fakte për diçka të tillë, por sjelljet e disa arbitrave lënë shumë për të dëshiruar dhe dyshuar.”

Ndaj Skënderbeut

Demi nuk ka pasur asnjë preferencë për emrin e gjyqtarit që do të arbitrojë ndeshjen në Korçë ndaj vendasve në kuadëër të javës së 18-të të Superiores. 

“Nuk kam asnjë parapëlqim. Le të vendosë Federata kë të dojë, siç i vendos gjithnjë, nuk ndërhyj ndonjëherë për të vënë arbitra. Të vendosë një që është me këmbë në tokë. Të gjithë i kuptojmë gabimet njerëzore, por ato të qëllimshme unë nuk i kuptoj dot. Ka shumë arbitra ndaj le të zgjedhë një që të jetë korrekt dhe me mend në kokë, të mos tallet me paratë tona.”

Ecuria e ekipit

“Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit deri tani. Javën tjetër mbaron gjysma e kampionatit. Është për t’u luajtur edhe gjysma tjetër. Nuk ka ndonjë çudi të madhe. Ne të tre që kryesojmë dhe ndoshta Tirana do jemi në luftë deri në fund. Besoj se do jetë një kampionat i bukur.

Merkato

“Në janar do të shohim dhe përforcimet. Kemi disa përforcime të mira, por ato i zgjedh stafi teknik, unë mund të them vetëm buxhetin. Po përgatisim nga viti në vit një Partizan që të shkojë gjithnjë e më mirë. Këta të tjerët kanë më shumë eksperiencë se unë, por them që Partizani të jetë si vjet, që ishte deri në ditën e fundit në garën për titull, dhe siç e mbani mend ekipin që doli kampion ne e mundëm në ndeshjen direkte.”

Etiketa: arbitrimigazmend demipresidenti partizanit
Pas

Mavraj mesazh emocionues dhe dhurata për fëmijët e sëmurë (FOTO)

Para

Ishin bashkë dje, Olti Curri-Florit pas djegies së makinës: Plastë syri i keq

Para
Ishin bashkë dje, Olti Curri-Florit pas djegies së makinës: Plastë syri i keq

Ishin bashkë dje, Olti Curri-Florit pas djegies së makinës: Plastë syri i keq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.