Ditën e sotme në zyrat e kompleksit sportiv “ Internacional Tirana”, presidenti i ekipit të Partizanit, Gaz Demi ka zhvilluar një takim me futbollistët e Partizanit, për të folur rreth rifillimit të kampionatit dhe sesi shkoj faza përgatitore në Antalia.
Demi ka folur rreth gjysmës së dytë të kampionatit, ku ka theksuar se mbështjetja nuk do t’u mungojë asnjëherë skuadrës.
“ Duhet të jemi mjaft kompetitiv në gjysmën e dytë të kampionatit , të gjithë presin prej nesh të fitojmë titullin ndaj kërkoj nga ju që të angazhoheni maksimalisht në stërvitje dhe ndeshje, pasi jemi të vetëdijshëm që fitimi i kampionatit nuk do të jetë një mision i lehtë.
E rëndësishme është që te Partizani ne funksionojmë si një familje ndaj dhe mbështjetja ime nuk do tju mungoj për asnjë moment”, shprehet Demi.
Sakaq presidenti ka folur rreth miqësoreve që ekipi ka zhvilluar, dhe shprehet i sigurt që skuadra ka shanse të mira për fitore.
“Më pëlqen entuziasmi që po trasmeton skuadra gjë e cila u vu re edhe në ndeshjet miqësore , shpresoj të mbani këtë ritëm dhe të arrijmë të gjithë së bashku objektivin final fitimin e titullit. Unë si president e kam fituar titullin, pasi në shtator Akademia e Klubit Partizani do të jetë thuajse e përfunduar , ndaj uroj që shtëpinë tonë të re ta kurorëzojmë edhe me trofeun e titullit”, e mbyll Demi.