21:33 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Demokratë! Shpëtoni partinë tuaj!

11:32 | 12/05/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demokratë! Shpëtoni partinë tuaj!

Nga Edmond Arizaj

A e ka menduar Lulzim Basha dhe PD që e mbështet në vendimin e bojkotit se çdo të ndodhë pas 18 qershorit? Eshtë e sigurtë se askujt prej atyre që bëjnë sikur u dhimbset mospjesmarrja e PD në zgjedhje, në fakt janë duke fërkuar barkun. Që nga pronarë gazetash anti-Berishistë patologjikë, kandidatë deputetësh krejtësisht të panjohur të zgjedhur kush e di se si në lista, militantë socialistë, e deri tek kryeministri. Por ama demokratët kanë nisur ta vrasin mendjen. Sigurisht që mund të karikohen edhe pak kohë me termat e komunizmit, drogës, krimit e republikës së re. Po pastaj? Sigurisht mund të bëjnë edhe jo një protestë, por dy, tre, katër. Por kështu s’mund të vazhdojnë në infinit, katër vjet. Sepse duhet ta dinë, edhe nëse merr mbi 100 deputetë, ta harrojnë që Rama mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Dikur kam shkruajtur “Dy Berishë janë tepër”, me idenë që Rama është akoma dhe “më I keq” se Berisha për pushtet. Por Rama është akoma dhe më akoma I etur për pushtet. Nëse do veç ta ushtrojë, nëse kënaqet dhe eksitohet, nëse do vërtetë vendin e tij dhe do ta ndryshojë, nëse kërkon veç të lerë gjurmë të forta në historinë e Shqipërisë, kjo nuk dihet. Por ama që për pushtetin, madje për të gjitha pushtetet është I gatshëm për çdo sakrificë, këtë e kemi thënë me kohë, që kur ata që “ia numërojnë” sot, I thurrnin ditirambe si ylli mbi Betlehem. Por sot Rama është në punën e tij. Nuk ka bërë asnjë veprim të çuditshëm për të ardhur në pushtet. Gjithçka lojë politike. Që nga prilli I 2013 kur I dha dorën Ilir Metës e deri në prillin e 2017 kur e përcolli për në Presidencë. I pabesë? Politika s’ka asnjë nen në kanunin e Lekës. Kaq për Ramën. Kush ka kujtuar që Rama është më I dobët se Fatos Nano, tani e ka kuptuar që ka gabuar rëndë, madje shumë rëndë…

Në 19 qershor 2017 çfarë do të bëjë PD? Kush është plani I saj? Nuk kemi asnjë njoftim nga guzhinieri I gjithë kësaj pjatance që iu ofrua shqiptarëve për herë të parë pas 27 vjetësh pluralizëm, Lulzim Basha. Se do ketë zgjedhje, siç thonë socialistët, apo votime, siç thotë Bashan ë 18 qershor, kjo s’ka pikë rëndësie. E rëndësishme tani, pasi edhe gjithë aleatët e Shqipërisë, madje edhe miqtë e PD-së kanë folur, është që pas 18 qershorit do ketë sërish një Parlament, ku do dëgjojmë veç një muzikë. Nuk do ketë zëra kundër. Nuk do ketë debat. Nuk do ketë alternativë. Nuk do ketë zbulime për korrupsione. Nuk do ketë akuza. Do kemi veç duartrokitje. Do kemi deputetetë listash, të zgjedhur nga kryetari shtrirë në krevat para se ta zerë gjumi, që flasin për udhëheqjen e ndritur e zulmëplotë që do t’ia kishte zili edhe Skënderbeu.

PD ku do të jetë? Ndoshta Shqipërisë I duhej edhe ky eksperiment. Apo më mirë demokratëve. Atyre të vërtetëve. Atyre që nuk e kanë braktisur këtë parti edhe në vitet më të errëta të saj. Jo ata që shajnë sot Jozefina Topallin. Ata janë servilë të PD-së. Nuk kanë memorie. Nuk kanë logjikë. Nuk dinë të ndajnë miellin nga krundet. E këta nuk kanë ç’I hyjnë në punë PD-së. Topallin mund ta akuzojnë, shajnë, mallkojnë, socialistët. Por jo demokratët. Po Majlinda Bregun pse e anatemojnë?! Po më kujtojnë kohët e dikurshme. Kur Ylli Vejsiun e shanin mes selisë së PD-së, Leonard Demit i shponin bolierin, Ferdinand Xhaferrit ia numëronin deri në brez të shtatë…

Lulzim Basha I humbi shanset e tij, shanset e mëdha madje. Kishte mundësi të bëhej për herë të parë në 27 vjet lideri europian i një partie shqiptare. Mos ka ardhur koha që vetë demokratët të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Interesa pushteti nuk kanë. Deputetë të zgjedhur nuk kanë. Atëherë u mbetet veç një reformim I thellë, I shpejtë, I plotë. Një ndarje e menjehërshme nga historia dhe antihistoria. PD ka rreth 600 mijë votues. Të marrësh vendimin që të mos I përfaqësosh ata është jashtë çdo koncepti. Të marrësh vendimin që të mos luftosh edhe kundër një qeverie që e quan hajdute, drogaxhie, grabitëse, të korruptuar, por t’ia bësh edhe më të lehtë, kjo është e ligë jo vetëm për PD, por për të gjithë shqiptarët. T’i japësh fitoren kundërshtarit në tavolinë, kjo është tradhëti ndaj militantëve, votuesve, partisë dhe shqiptarëve. Eshtë tradhëti e Berishës, e Bashës, apo e të dyve, kjo nuk ka më asnjë rëndësi. E rëndësishme është Partia Demokratike. Aty nuk duhet të vajtojnë më humbjen e Sokol Olldashit politikan, por të gjejnë, të zgjedhin, apo përzgjedhin një njeri I cili të frymëzojë jo vetëm PD, por edhe më tej. Demokratët duhet të ndërtojnë strategji që një parlament njëkolor të mos e ketë jetën e gjatë dhe për këtë duhet të vendosin të mos hiqen më zvarrë. PD ka fatin e madh që tipat “mjaftistë” nuk kanë zënë shumë vend, ashtu siç uzurpuan PS-në. Le ta shfrytëzojnë dhe të bëhen partia që kanë 27 vjet që presin shqiptarët.

Etiketa: Bashaedmond arizajlulzim bashaPD
Pas

“Nuk munda të jem me ty dhe Lianin sot, të dua më shumë se dje”, Big Basta fjalë zemre Vesës për ditëlindje (FOTO)

Para

Në Korçë zbulohet një skelet i lashtë, TAP ndal punimet

Para
Në Korçë zbulohet një skelet i lashtë, TAP ndal punimet

Në Korçë zbulohet një skelet i lashtë, TAP ndal punimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.