Jusuf Nurkic, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së basketbollit Trail Blazers, pësoi një dëmtim serioz gjatë një dyluftimi në ajër, duke thyer këmbën.
Ndeshja e NBA mes mes Trail Blazers dhe Brooklyn Nets u ndërpre për disa minuta pasi Nurkic përfundoi i shtrirë në tapet. Atij iu dha ndihma e parë nga sfati mjekësor dhe u transportua me urgjencë në spital.
Deri në momentin kur ndodhi lëndimi ekipi Trail Blazers kryesonte 134-132 dhe Nurkic kishte shënuar 32 pikë, nga një rekord prej 16 gjuajtjesh dhe pesë asistime.
Sipas mediave të huaja basketbollisti do qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë tapetit pasi dëmtimi ka qenë shumë i rëndë.
Jusuf Nurkic went down with a gruesome injury‼️ Wishing a speedy recovery ‼️ pic.twitter.com/LRU6nNEyrc
— Sports Daily United (@sdumultimedia) March 26, 2019