Është shtyrë seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Klement Balilin.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës të caktuar nga shteti Remzi Ponari, i cili ka kërkuar kohë për njohjen me provat.
Në seancën e sotme ka munguar dhe avokati kryesor i Balilit, Thedhori Sollaku.
Vetë Balili nuk ka qenë në seancën e sotme gjyqësore, për shkak se kishte shfaqur problem shëndetësore, po kjo u vu paska në dyshim nga vetë Gjykata.
Seanca e radhës për Balilin është caktuar në datën 2 prill në orën 13.30.
Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati, në momentin kur dosja hetimore ndaj tij ishte dërguar në Gjykatë.
Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia.
(E.K/FAXWEB.AL)