22:38 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëmtimi i memorialit turk, çfarë po ndodh momentalisht tek Parku i Liqenit (VIDEO)

09:47 | 30/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thyhet memoriali turk tek Parku i Liqenit (Foto+Video)

Ditën e sotme rreth orës 06:00 një person që është ende I paidentifikuar ka goditur me lëve memorialin turk që ndodhet tek Parku i Liqenit në kryeqytet vendosur kohët e fundit në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi.

Kamera e Fax News ka mbërritur në vendngjarje ku nga vëzhgimi konstatohet thyerja e një pjese të konsiderueshme të pllakadës në krahun e djathtë të saj.

Ndërkohë, rreth 4 orë nga kur ka ndodhur ngjarja, forcat e policisë janë tërhequr, ndërsa aty ndodhen dy polic bashkiak si dhe dy shtetas turq të cilët nuk kanë pranuar të prononcohen apo të tregojnë pozicionin e tyre.

Në momentin e kryerjes së këtij akti, mësohet se ka qenë dëshmitar edhe një punonjës i Policisë Bashkiake ndërsa nuk ka mundur ta ndalojë autorin.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, dëmi që i është bërë pllakadës ku janë gdhendur emrat e viktimave të grushtit të shtetit është i parikuperueshmëm pasi një pjesë e mirë e saj është thyer. Momentalisht raportohet se plakada është mbuluar nga punonjësit e bashkisë.

Kujtojmë se vendosja e memorialit tek Parku i Liqenit ka hapur shumë polemika dhe reagime nga më të ndryshme ku shumica e opinioneve janë shprehur kundër tij, duke argumentuar se nuk përfaqëson asgjë për vendin në një kohë kur edhe në Turqi nuk ka një sqarim shterues se çfarë ka ndodhur në 2016 atje dhe kush është ëprgjegjës i saj.

Ndërsa kujtojmë se së fundmi disa eksponentë janë shprehur publikuisht për shembjen e tij dhe njëri prej tyre është edhe ish-deputeti, Eduart Ndocaj, njohur ndryshe si “Kaubojsi” i cili tha se ishte gati të ofronte 2000 euro për atë që do ta hiqte prej aty.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2208069169321233/UzpfSTE0MTYzMzk3OTgxNzkwNjo0Mjg0NDE0NjExMzcxNTU/

Më datë 20 Gusht, në ambientet e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, dhjetra qytetarë kanë protestuar kundër memorialit turk të vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në përkujtim ttë 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit.

Më herët, konkretisht më 11 Gusht, një grup të rinjsh kanë shkuar përpara monumentin dhe si shenjë revolte kundër tij, e kanë rrethuar me letë higjenike dhe kanë vendosur një tabelë me fjalët: ‘Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik’.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: memoriali turkthyhet memoriali turk
Pas

Thyhet memoriali turk tek Parku i Liqenit (Foto+Video)

Para

Meta flet për mediat italiane/ Akuzat për Soros: Nuk duhet të përfundojmë në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë

Para
Plotfuqishmëria e Bushatit, Meta vijon konsultimet, ja kë politikan do të presë nesër në Presidencë

Meta flet për mediat italiane/ Akuzat për Soros: Nuk duhet të përfundojmë në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.