Kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 55 vjeçares, Manushaqe Nexhipi, e cila u mbyt të premten në ujërat e lumit Vjosë. Mësohet se të paktën 3 polumbarët janë përfshirë në kërkimet sot për trupin e 55 vjeçares. Familjarët kanë kërkuar prej dy ditësh trupin me varkë por pa asnjë rezultat.
Ishte deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, i cili me anë të një postimi në Facebook bëri publik rastin. Baçi shkruante se një grua është mbytur që të premten në lumë në fshatin Ferras në Fier dhe sipas tij policia nuk po bënte detyrën.
Ndërkaq vetë banorët zbuluan se kanë kanë telefonuar disa herë në polici, por askush nuk ju është përgjigjur. Denoncimi ishte bërë që të premten në orën 7 të pasdites, ndërkohë policia e Fierit nuk kishte asnjë informacion zyrtar. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi banesa e 55-vjeçares është afër lumit.
(J.D/Faxweb.al)