Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Grigels Muçollari në një dalje për mediat sulmoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Muçollari tha se ndonëse rehabilitimi i qendrës së Kinostudios, do të merrte 12 muaj, afati sipas tij ka kaluar tre herë.
“Paratë me siguri drejtorët e Veliajt i kanë marrë se u duheshin për hotelin luksoz që po ndërtojnë në Durrës. Po detyrimi ndaj publikut, ndaj qytetarëve, ndaj ligjit?”, thotë Muçollari.