Nesër është dita e shumëpritur e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, mirëpo ende deri më sot vazhdojnë përpjekjet për të cënuar votën e lirë. Të paktën kështu na tregon një video e mbërritur mbërritur në redaksinë e “Shuplaka-s” mbrëmjen e sotme.
Sipas denoncimit të një qytetari, i cili kërkon të mbetet anonim, makina që shihet duke lëvizur natën nëpër qytetin e Gjirokastrës, është vënë në funksion të zgjedhjeve.
Mësohet se makina në fjalë është një makinë private, e cila pavarësisht kësaj përdor një sirenë policie, duke shkaktuar kështu panik te qytetarët, për t’u kujtuar atyre se kë të votojnë.
Qytetari akuzon se makina është në përdorim nga një drejtor i Partisë socialiste në Gjirokastër. “Shuplaka” nuk e vërteton dot pronësinë e makinës, megjithatë padyshim se një makinë private me sirenë policie nuk është dicka normale një natë përpara zgjedhjeve. (D.D/Shuplaka)